Banorët kanë bllokuar sërish trasenë e rrugës duke mos lejuar vijimin e punimeve për aksin Shkodër- Velipojë, e cila ka nisur punimet që qershor të 2017, shkak është berë mungesa e shpronësimeve ndaj pronarëve të tokës që preket nga kjo rrugë. Pak ditë më parë banorët u njoftuan nga bashkia se ishte finalizuar dokumentacioni dhe në banka mund të tërhiqnin paratë e kompensimit.
Por kur janë paraqitur në sportelet e bankave, banorët kanë marrë si përgjigje se për ta nuk ka para. Duke e quajtur të gjithën këtë një lojë, ata janë të prerë të mos lejojnë vazhdimin e punimeve deri kur të jepen detyrimet ndaj tyre.
Lista e bërë publike për shpronësime përmban 85 fermerë të Berdicës, por pretendime për të marrë paratë kanë mbi 100 fermerë. Ata thonë se aplikimin e kanë kryer në të njëjtën periudhë por emrin nuk e kanë në këtë listë.
Prej afro 3 vitesh përplasjet e banorëve me qeverinë dhe zbatuesin e punimeve kanë bërë që rruga Shkoder -Velipojë të mos jetë ende gati, e nëse do të vijohet me këto ritme, rrezikon që edhe këtë sezon turistik ajo të mbetet gjysmë e përfunduar. Zgjidhja për ta mbeten protestat, pasi siç thonë banorët si bashkia dhe qeveria nuk po dinë tu japin një zgjidhje përfundimtare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
88.8%
-
Të gabuar
7.3%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 3572
Lajme të tjera
-
Investimi për mbrojtjen nga gërryerja dhe përmbytjet, ministrja e Bujqësisë inspekton punimet në Bërdicë
27 Nëntor 2021, 19:56
-
VKM/ Qeveria miraton shpronësimet për projektet infrastrukturore në Vlorë, Patos e Roskovec! Ardi Veliu emërohet zv. ministër i MIE! Trajtim financiar vullnetarëve
10 Nëntor 2021, 10:05
-
S’ka vend për varre, Bashkia Durrës privatizon tokën pa dëmshpërblim! Përgjigja për Report Tv: Asnjë pronar nuk u interesua
19 Tetor 2021, 16:46
-
Durrësit "i mbaron" toka për varre, bashkia hesht për shpronësimet! Po përdoret një parcelë pranë shtëpive të banimit
12 Tetor 2021, 16:19
-
Rregullorja tranzitore e Fondit të Kompensimit, ja si do të bëhet klasifikimi me periudha i dëmeve
4 Qershor 2021, 11:14
-
Ndërtimi i spitalit të Fierit/ Qeveria dërgon në Kuvend aktin normativ për shpronësimin e pronarëve
20 Janar 2021, 12:20
-
Nisja e punimeve për ndërtimin e spitalit të Fierit, shpronësimet do bëhen me çmim referencë
19 Janar 2021, 17:25
-
Banorët e fshatit Bërdicë në Shkodër protestojnë: Kemi mbetur pa rrugën dytësore, nuk kalojmë dot për te tokat
17 Tetor 2020, 17:56