Banorët e 3 fshatrave në protestë kundër HEC-eve në Pukë: Hiqni dorë nga projekti, do ketë pasoja në ekosistem

Lejet e dhëna për ndërtimin e katër HECE-ve ne zonën e Kalivares në Pukë, kanë hasur në kundërshtinë e komunitetit të tre fshatrave që preken nga këto projekte. Banoret e Kalivares, Mesulit dhe Kimzes u ngritën në protestë ketë të dielë, ku me pankarta “Hiqni Dore nga Heci se do të ketë pasoja materiale dhe njerëzore” kërkojnë moszbatimin e këtyre investimeve te cilat dëmtojnë burimet ujore dhe ekosistemin e kësaj zone me potencial turistik.

“Unë kam qenë 8 vite kryetar i fshatit Kimzës. Kemi pasur tre takime në Kimzë për këtë pjesë uji. Ne kemi qenë në mënyrë kategorike kundër ndërtimit të këtij Hec-i. Pasojat janë të pallogoritëshme, të jesh kaq lartë ku jetojmë ne edhe mos të kesh ujë”.

“Çdo person që vjen në këto male, në këto gryka dhe vende do të pritet si mik me sofër e respektë. Ata që vijnë si uzurpues, me mjete të rënda me dëmtuar natyrën, pyjet, ujërat tonë e trashëgimin që na e kanë lënë të parët ai nuk do të përcillet si mik dhe dashamirës.

Banorë akuzojnë institucionit për falsifikim të firmave, duke paralajmëruar kallëzim penal në prokurori për personat përgjegjës, ndërsa janë të vendosur në betejën e tyre për mbrojtjen e burimeve ujore të zonës.

“Kemi pajtuar një  avokat, do të marrim edhe një tjetër për këtë çështje. Çështjen do ta kalojmë në prokurori për korrupsion dhe në Gjykatën Administrative për shpërdorim detyre apo anën ligjore që është. Do ta çojmë në SPAK”.

“Unë ju bëjë thirrje të gjithëve të lejm korrupsionin, mos të hedhim firma në dëm të zonave të mbrojtura”.

Banorët e fshatrave Kalivare, Mesul dhe Kimzë kane përgatitur dhe një peticion i cili do ju dërgohet institucioneve qendrore, ku kërkohet anulimi i lejeve për ndërtimin e HEC-ve, e po ashtu çështja do të ndiqet ligjërisht dhe në gjykatë. Lejet për ndërtimin e HEC-eve në Kalivares në Pukë janë dhënë gjatë muajve të fundit dhe projekti do të zbatohet nga kompania Be-is SHPK, por puna në terren nuk ka nisur ende.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • frrok: 25/02/2024 12:48

    Po shkateroni vendin,prandaj fshatrat jane boshatisur sepse jane thare per uje....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar