Banorët e ‘5 Majit’ bëjnë kallëzim në SPAK: Nuk do të tërhiqemi për asnjë lloj arsye! Na kanë nxjerrë zvarrë nga shtëpiat tona

Banorët e ‘5 Majit’ bëjnë kallëzim në SPAK: Nuk do të tërhiqemi për asnjë lloj arsye! Na kanë nxjerrë zvarrë nga shtëpiat tona

Banorët e '5 Majit' përpara SPAK

Banorët e lagjes ‘5 Maji’ në njësinë nr 8 në Tiranës, mëngjesin e sotëm kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme , pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre, të cilat preken nga projekti për rindërtimin pas tërmetit si dhe rikualifikimit urban.

Përfaqësuesja e tyre ligjore, Adriana Kalaja në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se kanë bërë kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, Arben Ahmetajt, Elisa Spiropalit, Erion Veliajt, Gledis Nanos dhe Artan Lames. Ajo thotë se kush është e përfshirë në këtë aferë duhet t’i nënshtrohet hetimit, ndërsa ka shtuar se rindërtimi nuk është në interes të qytetarëve.

Pas protestave të vazhdueshme banorët i janë drejtuar sot institucioneve të drejtësisë, ndërsa kërkojnë garanci në lidhje me marrjen e shtëpisë së tyre  të re, me vend dhe datë të caktuar. Ato shprehen se nuk kanë firmosur asnjë kontratë me bashkinë, dhe e cilësojnë atë si të njëanshme dhe jo transparente.

Liza Marku banorë në njësinë nr 8 përsëriti se nuk ka firmosur asnjë kontratë me bashkinë, ndërsa akuzoi policinë se është ka kryer sjellje të dhunshme ndaj saj.

‘Asnjë lloj kontratë nuk kam, dje nuk arritëm asgjë. Dje sa kam dalë nga takimi me Ramën, tha ‘ti mos u merr me këtë punë, se do marrësh shtëpinë’. Sa dola më morën në telefon nga bashkia dhe më thanë se na tha kryeministri. Policia është sjellë zi me mua, fëmijët m’i nxori zvarrë, edhe mua. Më nxorën zvarrë, mua një plakë 78 vjeçe, turpi i botës. Shkoj e rri aty te shtëpia, nën rrënoja.’- tha ajo.

Ato shprehen se kanë besim se SPAK do të nxjerrë në pah gjithë problematikat që ka projekti.

‘Ne kemi bërë sot kallëzim në SPAK dhe nuk do të tërhiqemi për asnjë lloj arsye. Gjithë problematika dalin në SPAK. Është dhënë çdo kërkesë, asnjë nga këto nuk ka kthyer asnjë informacion.’- u shprehën ato.

Në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban në zonën e ‘5 Majit’, qindra banesa janë projektuar për t’u shembur nga IMT. Një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar kontratat e propozuara nga bashkia, ku thuhet se do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re me të njëjtat metra katror. Sipas tyre ajo është e njëanshme dhe nuk ka vlerë ligjore.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë