TIRANË- Banorët e 5 Majit kanë dalë sërish në protestë. Ato vënë theksin, se i gjithë problemi çalon te kontratat, që sipas tyre është e njëanshme. Për Report Tv, gazetaren Enxhi Musaj,  theksin e vënë të nënshkrimi i një kontrate të dyanshme, e ndërsa shprehen gjithashtu se nuk po trajtohen njësoj si banorët që u preken nga tërmeti.

Që do të thotë, banorët e '5 Majit' shprehen se një familje me 2 kurora që iu shemb shtëpia nga tërmeti, u është dhënë nga qeveria 2 shtëpi, por nuk po trajtohen njësoj.

"Ne nuk po kërkojmë mëshirë shtetit, ne thjesht po mbrojmë banesën tonë! Kjo do të sjellë pasoja sociale, ne e kemi amanetin të shenjtë. Nëse ia lë djalit, djali im do t’ia lejë të vetit. Ligji është ëi paligjshëm! 22/18 edhe banesa sociale, nuk mund të nxjerrë qiraxhinjtë nga shtëpia, ose kur të shembin shtëpinë duhet të gjendet një shtëpi ekuivalente me këtë që kemi. Nëse e di që problemi zgjidhet me vra dike, unë e vrasë pa pikën e problemit. Po na çojnë drejt vrasjes, apo vetëvrasjes"

"Arsyeja kryesore është kontrata. Nuk e kemi firmosur aktmarrëveshjen, se është e njëanshme nga ana ligjore, nëse duan të bëjnë zhvillimin e zonë, të shohin kontratën, merre 7 minuta dhe shikoje, se çfarë thonë, a kanë të drejtë që protestojnë, nëse këta duan të bëjnë zhvillimin e zonë, le të trajtojnë si të tillë, jemi kundër trajtimit, atyre që janë prekur nga tërmeti i thotë do merrni shtëpi sa kurora janë, ndërsa ne jo".

"Shtëpia më është prishur, me kontratë ne duam që të jetë e dyanshme, le të bëjë një kontratë të tillë, le të vijë kur të dojë, jemi gati, ne jemi 2 kurorë, ne i thamë bravo që po japim 2 shtëpia ato që janë 2 kurorë, aq dua dhe unë. Kam marr  një shtëpi te kjo lagje 250 mijë lekë me qira. Kam që në 1986 këtu, është në proces legalizimi, ka dalë, po çmimi ishte shumë i shtrenjtë, se ishte 38 mln lekë, po nuk kisha para që ta tërhiqja, dhe Rama kur erdhi në pushtet na tha legalizoni se nuk do ju prishen shtëpia, ne do shkojmë në ekstrem, jemi 7 vëllezër, jemi pa shtëpi".

"Po kërkojmë shtëpi me qira po janë shtrenjtë, mua më ka ardhur letra që do shembet, por unë nuk do e lëshoj shtëpinë, se e kam me leje ndërtimi që në 1996 me vendim gjykate dhe tokën e kam legalizuar, nuk do e lëshoj shtëpinë, ne nuk do lejojmë që të ndërtojë njeri pa bërë kontratën", thanë banorët. 

Këto protesta vijnë pasi më 19 janar Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ndërmori aksionin për shembjen e banesave në zonën e '5 Majit' në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit, por banorët kanë kundërshtuar duke pretenduar se nuk do të marrin dëmshpërblimin që i takon.

Kjo është hedhur poshtë nga Bashkia e Tiranës, të cilët kanë theksuar se të gjithë ata që preken do të marrin metrat e ndërtimit, të përkthyera në apartamente më të mira dhe me vlerë më të lartë në treg, për shkak të urbanizimit të zonës. Kjo nuk i ka bindur ata, të cilët thonë se është një premtim që nuk është zyrtarizuar nëpërmjet një kontrate reale, prandaj kanë dalë në protestë jo vetëm në '5 Maj', por edhe te parlamenti, Bashkia, Ambasada e SHBA-së dhe BE-së, si edhe në kryeministri.