Banorët e '5 Majit' që ishin në takim me Ramën: Nuk na dëgjoi fare, na thoshte 'pusho'! Nënë Liza: S'i besoj, fjalët i merr era

 

Banorët që ishin në takim me kryeministrin Edi Rama kanë dalë të zhgënjyer nga takimi, duke thënë se ai nuk i dëgjoi fare.

"Nuk morëm asnjë garanci, ai tha do e merrni, nuk e besoj gjallë, fjalët i merr era, nuk do dalim nga shtëpia, nuk morëm asnjë kontratë. Kur të vij Bashkia me avokat me të gjitha, ndryshe jo se nuk kam mundësi për të falë shtetit", tha Nënë Liza.

“Mbaje mend emrin tim Laurela Nikoli dhe nuk kam për ta lënë çështjen me kaq. Rama u përplasëm me Maznikun. Gjatë bisedës me kryeministrin, ai na tha vetëm ‘pusho, pusho’. Më tha “Ti ke një kasolle, çfarë pret nga ajo?” Nuk na dha asnjë shpresë, duke na thënë vetëm ‘do t’i merrni’. Kërkova të filmoja takimin, por ndërhynë badigardët dhe nuk më lejuan, duke më thënë se ‘nuk lejohet filmimi’ Ka folur vetëm nëna Liza, pastaj Rama është ngritur dhe ka ikur. Mashtrues je ti dhe babai yt më tha Rama.”

"Nuk më linte të flas, fliste vetëm me nënën Lizën, ne jemi me shkollë, kemi të drejtë të mbrojmë pronat tona. Nuk më linte të flas, më thoshte ti e ke të mbaruar çështjen, por unë nuk e kam të mbaruar, i thashë ose nuk vini me avokat që të firmosin dokumentet. ai na thoshte "pusho", i thashë që kam të drejtën e fjalën, se është e drejta e njeriut", u shpreh një tjetër.


Lajmi kryesor:

Banorët e zonës së ‘5 Majit’, Paskuqanit e Laprakës në protestë para Kuvendit! I takon Rama: Do merrni të gjithë shtëpi! Nënë Liza: S'i besojmë, fjalët i merr era


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale