Banorët e zonës së ‘5 Majit’, Paskuqanit e Laprakës në protestë para Kuvendit! I takon Rama: Do merrni të gjithë shtëpi! Nënë Liza: S'i besojmë, fjalët i merr era

TIRANË- Gjysmë ore para se të niste seanca plenare, banorët e 5 majit, Paskuqanit e Laprakës, u bënë pritë deputetëve, duke u kërkuar të dëgjojnë zërin e tyre. Të irrituar, ata i kërkuan policisë llogari për dhunën e ushtruar një ditë më parë, para se të shembeshin 11 banesa. Pak minuta më vonë kryeministri Edi Rama u doli ballë për ballë, duke ftuar 3 përfaqësues të tyre në zyrë brenda ambienteve të Kuvendit. Kreu i qeverisë u takua me banoret Laureta Nikollin, Liza Marku e njësisë 8 dhe Arjana Ngotën e njësisë 4.

Pas takimit, Rama tha se zhvilluan një bisedë intensive ndërmjet banorëve, dhe theksoi se askush prej tyre nuk do të dalë në rrugë. Rama tha se do të marrin shtëpi, si banorët që kanë certifikatë pronësie si dhe ato të cilët e kanë shtëpinë pa leje. Gjatë kohës që pritet të ndërtohen banesat e tyre, Rama tha se ato do të trajtohen me bonus qiraje. Por banorët kanë mbetur të pakënaqur nga takimi me Ramën. Ato thanë se nuk kanë marrë asnjë garanci dhe se fjalët i merr era, ndërsa shtuan se nuk i lanë të të flisnin.

Banorët iu drejtuan më pas Bashkisë së Tiranës. Dhe pak minuta më vonë, nëna Liza u telefonua nga Njësia Bashkiake nr.8, që i ofroi edhe njëherë firmosjen e marrëveshjes, të cilën, ajo e refuzoi që ta firmoste. Më herët, deputeti Sali Berisha premtoi ndërmarrjen e një nisme ligjore për mbrojtjen e banesave të qytetarëve të 5 majit, Laprakës e Paskuqanit.

Në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban në zonën e ‘5 Majit’, qindra banesa janë projektuar për t’u shembur nga IMT. Një pjesë e banorëve nuk kanë pranuar kontratat e propozuara nga bashkia, ku thuhet se do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re me të njëjtat metra katror. Sipas tyre ajo është e njëanshme dhe nuk ka vlerë ligjore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
Zbardhet debati i plotë i Ramës me banorët e 5 Majit! Kryeministri: Thoni dua vilë dhe në atë vend, po kjo nuk ndodh! Shtëpi do marrin të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me 3 përfaqësueset e banorëve të '5 Majit', një takim i cili është shoqëruar me tone të ashpra. Rama ka deklaruar se të gjithë do të marrin një shtëpi, edhe ato që nuk kanë asnjë dokument. Ai theksoi se aty do të ndërtohet një lagje e re me të gjitha kushtet dhe se nuk po favorizohet askush. Megjithatë, deklarata e Ramës është kundërshtuar nga banorët të cilat thonë se duan një kontratë të rregullt, që deri më tani nuk e kanë pasur.

Shqiptarja.com ka zbardhur debatin e plotë të Ramës me banorët.

Nënë Liza: Ne nuk jemi serb, ne jemi dakord me zhvillimin, doja të merrja ilacet, rrobat e vdekjes, ne duam drejtësi. nuk jemi kundër shtetit, po të vish të më prishësh shtëpisë, 1000 policë me 30 vetë. Dua shtëpinë
Rama: Do shtëpinë, vilë
Nënë Liza: Nuk i kemi hyrë në hise shtetit
Rama: Të dëgjova me vëmendje
Rama: Që të jemi të qartë. e para e punës ju keni ndërtuar pa leje. Keni zënë tokën e tjetër kund, por nuk jeni vetëm ju, ashtu ishte koha dhe unë kur isha kryetar bashkie kam thënë që kjo punë nuk zgjidhet me prishje se janë shumë njerëz dhe duhet zgjidhur me legalizime, u bë provcesi, u ndryshua, por po ashtu është thënë edhe në ligj që të legalizohet cdo gjë që nuk pengon zhvillimin, se nuk mund të legalizojmë edhe aty ku do të hapet rruga, ku do të kalojë ujësjellësi. Të rrimë shtrembër e të rrimë drejtë. Shtëpia juaj dhe e atyre që janë të palegalizuar nuk legalizohet. por ne nuk kemi thënë që ju do të dilni jashtë dhe shkoni ku të doni, ne kemi thënë që edhe pse s'ju takon toka, ju keni bërë një investim dhe në rrugë nuk do iu lejmë, e kemi thënë që ditën e parë. Ne do bëjmë një lagje të re, që njerëzit të jetojnë si njerëz se për ne janë të rëndësishëm fëmijët dhe nuk mund të rriten në ato xhungla po në lagje që kanë shkolla, parqe, ambulance, ne nuk po ju prishim banesat që t'ua japim
Qytetarja: Pse nuk përcaktohet vendi
Rama: Më dëgjo mua me vëmendje që të kuptohemi, pastaj nëse nuk i përgjigjemi pyetjeve atëherë. Ne do të ndërtojmë lagje ku do të strehojmë ata që janë goditur nga tërmeti dhe të gjithë ata, edhe ata që janë pa leje
Qytetarja: Mua jo se jam pa leje
Rama: Do më dëgjosh mua apo jo
Qytetarja: Mua më ka ardhur përgjigja që s'marr asgjë
Rama: O  zonjë a do më dëgjosh mua
Qytetarja: Mund të bëj një pyetje
Rama: Në fund, kur ta mbaroj unë atëherë
Qytetarja: kam thënë nëse Rama na takon do i jap votën
Rama: Faleminderit. Nuk jam për votën këtu, unë ja, sepse ju jeni njësoj për mua të gjithë, si me votë si pa votë.
Nënë Liza: Unë e kam pasur shtëpinë për bukuri, me legalizime të gjithë sot fëmijët e mi dalin jashtë
Rama: A ka mundësi të më dëgjosh. Ti mund të kundërshtosh po mwso se çdo të bëjmë ne, ti thua e dua vilë, e dua aty, po kjo nuk do të ndodh.
Qytetarja: Na kanë thënë gënjeshtra
Rama: Qenke gati partisë që ke votuar
Qytetarja: Jo atë parti nuk e dua më
Rama: A e paske bërë një hap. Ne do bëjmë një lagje të re që do jetë më e bukura e lagjes së Tiranës
Qytetarja: Na pëlqen po unë jam e përjashtuar
Rama: Ne nuk po bëjmë një prishje që të favorizojmë njeri, por një lagje për njerëzit që janë rrugve se kanë humbur shtëpinë nga tërmeti dhe jeni dhe ju, nuk kemi asnjë borxh.  Njësoj si je ti është edhe ai që nuk ka pushtuar tokë, nuk ka ndërtuar vilë, ka qenë në shtëpinë e vetë dhe i është prishur shtëpia, ne nuk do e lëmë rrugëve dhe si ai janë shumë, Janë familje në nevojë. Kur prishen ato 5 shtëpi do të ndërtohen 50 shtëpi. Herë tjetër do kishe dalë jashtë dhe nuk do merrje gjë, sot nuk është më kështu, kështu që t'i dhe 3 djemtë e tu, ti ke një shtëpi 3 katëshe, ti do marrësh nga ne shtëpi edhe për vete edhe për djemtë, nëse të pëlqen merre, nëse jo, mos e merr, nëse do të marrësh shtëpi, do e merrni dhe do e merrni njësoj si ato që janë prekur nga tërmeti, falas.
Qytetarja: A kompensohet prona me ato prona
Rama: 1 minutë, do marrësh shtëpinë si ato që u prekën nga tërmeti
Qytetarja: Mund të flas një minutë
Rama: Ca ka për të bërtitur
Rama: Do merrni shtëpi me kontratë si ato të tërmetit, asnjë ndryshim, se nuk keni asnjë meritë më shumë
Nënë Liza: E drejtë se kam pronën time
Qytetarja: Na mbron neni 69
Rama: Është pronë e shtetit shqiptar ne të njohim, se është pronë e mundit
Qytetarja: Ju po mbroni Bashkinë
Rama: Bashkia nuk është në kokën e vet, është institucion
Qytetarja: Projekti nuk është përcaktuar për të tërmetit, por ka dalë shumë kohë më parë
Rama: Ca janë këto muhabete. Stefano Boeri është pjesë e grupit të arkitektëve që kanë punuar falas nga tërmeti
Qytetarja: T'i parashtoj kërkesat, kemi folur me avokat
Rama: Avokatët lekë duan, harxhoni lekë kot. Juve jo vetëm do merrni shtëpi, po me taksat e shqiptarëve do merrni bonusin e qirasë
Nënë Liza: Unë nuk e kam me taksat e shqiptarëve. e kam me djersën e fëmijëve të mi, i duam letrat me firma me të gjitha. Ti thua ma dhuro xhaketën dhe unë nuk të them kur do ta kthej
Qytetarja: A mund të filmoj dhe unë
Nënë Liza: Ju thoni t'i jap dhe nuk i ktheni
Rama: Kur je përballë meje, zotnia nuaj duhet të mendohesh kur flet se unë nuk jam nga ato që them "po dhe harroj, po ta dhashë fjalën do e merrni. Do të ndërtohen kur të ndërtohen
Rama: Kur të mbarohen: kur të mbaroj, deri kur të mbaroj ndërtimi ju do jini me qira
Qytetarja: Unë nuk kërkoj asgjë, dua zhvillimin, jemi pro jush, por dua kontratën
Nënë Liza: Ne nuk jemi serb, ne jemi dakord me zhvillimin, doja të merrja ilacet, rrobat e vdekjes, ne duam drejtësi. nuk jemi kundër shtetit, po të vish të më prishësh shtëpisë, 1000 policë me 30 vetë. Dua shtëpinë
Rama: Do shtëpinë, vilë
Nënë Liza: Nuk i kemi hyrë në hise shtetit
Rama: Të dëgjova me vëmendje
Rama: Që të jemi të qartë. e para e punës ju keni ndërtuar pa leje. Keni zënë tokën e tjetër kund, por nuk jeni vetëm ju, ashtu ishte koha dhe unë kur isha kryetar bashkie kam thënë që kjo punë nuk zgjidhet me prishje se janë shumë njerëz dhe duhet zgjidhur me legalizime, u bë provcesi, u ndryshua, por po ashtu është thënë edhe në ligj që të legalizohet cdo gjë që nuk pengon zhvillimin, se nuk mund të legalizojmë edhe aty ku do të hapet rruga, ku do të kalojë ujësjellësi. Të rrimë shtrembër e të rrimë drejtë. Shtëpia juaj dhe e atyre që janë të palegalizuar nuk legalizohet. por ne nuk kemi thënë që ju do të dilni jashtë dhe shkoni ku të doni, ne kemi thënë që edhe pse s'ju takon toka, ju keni bërë një investim dhe në rrugë nuk do iu lejmë, e kemi thënë që ditën e parë. Ne do bëjmë një lagje të re, që njerëzit të jetojnë si njerëz se për ne janë të rëndësishëm fëmijët dhe nuk mund të rriten në ato xhungla po në lagje që kanë shkolla, parqe, ambulance, ne nuk po ju prishim banesat që t'ua japim
Qytetarja: Pse nuk përcaktohet vendi
Rama: Më dëgjo mua me vëmendje që të kuptohemi, pastaj nëse nuk i përgjigjemi pyetjeve atëherë. Ne do të ndërtojmë lagje ku do të strehojmë ata që janë goditur nga tërmeti dhe të gjithë ata, edhe ata që janë pa leje
Qytetarja: Mua jo se jam pa leje
Rama: Do më dëgjosh mua apo jo
Qytetarja: Mua më ka ardhur përgjigja që s'marr asgjë
Rama: O  zonjë a do më dëgjosh mua
Qytetarja: Mund të bëj një pyetje
Rama: Në fund, kur ta mbaroj unë atëherë
Qytetarja: Kam thënë nëse Rama na takon do i jap votën
Rama: Faleminderit. Nuk jam për votën këtu, unë ja, sepse ju jeni njësoj për mua të gjithë, si me votë si pa votë.
Nënë Liza: Unë e kam pasur shtëpinë për bukuri, me legalizime të gjithë sot fëmijët e mi dalin jashtë
Rama: A ka mundësi të më dëgjosh. Ti mund të kundërshtosh po di se çdo të bëjmë ne, ti thua e dua vilë, e dua aty, po kjo nuk do të ndodh.
Qytetarja: Na kanë thënë gënjeshtra
Rama: Qenke gati partisë që ke votuar
Qytetarja: Jo atë parti nuk e dua më
Rama: A e paske bërë një hap. ne do bëjmë një lagje të re që do jetë më e bukura e lagjes së Tiranës
Qytetarja: Na pëlqen po unë jam e përjashtuar
Rama: Ne nuk po bëjmë një prishje që të favorizojmë njeri, por një lagje për njerëzit që janë rrugve se kanë humbur shtëpinë nga tërmeti dhe jeni dhe ju, nuk kemi asnjë borxh.  Njësoj si je ti është edhe ai që nuk ka pushtuar tokë, nuk ka ndërtuar vilë, ka qenë në shtëpinë e vetë dhe i është prishur shtëpia, ne nuk do e lëmë rrugëve dhe si ai janë shumë, Janë familje në nevojë. Kur prishen ato 5 shtëpi do të ndërtohen 50 shtëpi. Herë tjetër do kishe dalë jashtë dhe nuk do merrje gjë, sot nuk është më kështu, kështu që t'i dhe 3 djemtë e tu, ti ke një shtëpi 3 katëshe, ti do marrësh nga ne shtëpi edhe për vete edhe për djemtë, nëse të pëlqen merre, nëse jo, mos e merr, nëse do të marrësh shtëpi, do e merrni dhe do e merrni njësoj si ato që janë prekur nga tërmeti, falas.
Qytetarja: A kompensohet prona me ato prona
Rama: 1 minutë, do marrësh shtëpinë si ato që u prekën nga tërmeti
Qytetarja: Mund të flas një minutë
Rama: Ca ka për të bërtitur
Rama: Do merrni shtëpi me kontratë si ato të tërmetit, asnjë ndryshim, se nuk keni asnjë meritë më shumë
Nënë Liza: E drejtë se kam pronën time
Qytetarja: Na mbron neni 69
Rama: Është pronë e shtetit shqiptar ne të njohim, se është pronë e mundit
Qytetarja: Ju po mbroni Bashkinë
Rama: Bashkia nuk është në kokën e vet, është institucion
Qytetarja: Projekti nuk është përcaktuar për të tërmetit, por ka dalë shumë kohë më parë
Rama: Ca janë këto muhabete. Stefano Boeri është pjesë e grupit të arkitektëve që kanë punuar falas nga tërmeti
Qytetarja: T'i parashtoj kërkesat, kemi folur me avokat
Rama: Avokatët lekë duan, harxhoni lekë kot. Juve jo vetëm do merrni shtëpi, po me taksat e shqiptarëve do merrni bonusin e qirasë
Nënë Liza: Unë nuk e kam me taksat e shqiptarëve. e kam me djersën e fëmijëve të mi, i duam letrat me firma me të gjitha. Ti thua ma dhuro xhaketën dhe unë nuk të them kur do ta kthej
Qytetarja: A mund të filmoj dhe unë
Nënë Liza: Ju thoni t'i jap dhe nuk i ktheni
Rama: Kur je përballë meje, zotnia nuaj duhet të mendohesh kur flet se unë nuk jam nga ato që them "po dhe harroj, po ta dhashë fjalën do e merrni. Do të ndërtohen kur të ndërtohen
Rama: Kur të mbarohen: kur të mbaroj, deri kur të mbaroj ndërtimi ju do jini me qira
Qytetarja: Unë nuk kërkoj asgjë, dua zhvillimin, jemi pro jush, por dua kontratën
Rama: kjo marrëveshje do regjistrohet në kadastër, nëse jo shko në gjyq, kjo është marrëveshja, se pse se si këto janë muhabete të tjera. E para e punës, të erdhi letra, të dilje, unë aty jam të vije të kryeministria të më takoje
Qytetarja: Ca ju kushton të na i bëni konform rregullave
Rama: Me rregulla 100%
Qytetarja: Ata të tërmetit nuk kanë punë me pronën time, nuk mund të strehohen në punë  time
Mazniku: Ti nuk ke pronë, të vij babi

Ora 13:05
Nënë Liza nga minibashkia e njësisë 8: Nuk e firmosa kontratën ishte e njëjta, nuk ndryshoi! Jam plakë, por nuk gënjehem

 

Nënë Liza nga minibashkia e njësisë 8 tha se pavarësisht se i dorëzuan marrëveshjen, ajo refuzoi ta firmoste, pasi ishte e njëjta dhe nuk plotësonte kushtet e protestuesve.

“Më ftoi Dritan Danka, administrator, na ka marrë kryeministri me firmos kontratën. Unë e dija që nuk do të ndryshonte kontrata, unë jam plakë, po nuk gënjehem.”, u shpreh ajo.

Ora 11:53
'Pas takimit me Ramën nënë Lizën e mori minibashkia', banori: I kërkuan të firmosë një kontratë

Një qytetar pjesë e protestës kundër shembjes së banesave të tyre, tha ne megafon se pas takimit me kryeministrin Edi Rama Lizën e kanë marrë në telefon nga minibashkia e njësisë 8 dhe i kanë thënë që të shkojë të firmosë një kontratë.

“Nënën Lizën e kanë marrë në telefon për të firmosur një kontratë por duhet të shikojmë se çfarë ofrojnë në atë kontratë”, ka thënë ai.

Ora 11:44
Protestuesja nga Bashkia e Tiranës: Dyert mund t’i mbyllni me zinxhir, por jo fjalën e lirë! Nuk kemi dalë kundër pushtetarëve, kërkojmë vetëm të drejtën tonë

Një protestuese përpara bashkisë së Tiranës kundër shembjes së banesës së saj, tha se nuk ka dalë të protestojë kundër pushtetarëve, por vetëm për të mbrojtur banesën e saj. Ajo tha se fjala e lirë nuk mund të mbyllet me zinxhir dhe do të protestojnë derisa kërkesat e tyre të merren seriozisht.

“I themi parlamentarëve tanë se mund t’i mbyllni të gjitha dyert me zinxhirë, por fjalën e lirë nuk e mbyllin dot me zinxhir. Ne po protestojmë prej 5 muajsh për pasurie tonë që e kemi të shenjtë. Nuk kemi dal të protestojmë kundër pushtetarëve, Kërkesa: Le të ndërtohet projekti, por përpara se ta bëni çdo veprim duhet të mbroni qytetarët. Nuk jemi përfitues, po kërkojmë vetëm një të drejtë imediate, protestat do të vijojnë deri në momentin që do të marrin një përgjigje serioze nga një shtet aspak serioz.”, u shpreh ajo.

 

Ora 11:38
Video nga brenda takimit të Ramës me banorët e ‘5 Majit’, qytetarja e revoltuar në zyrën e Kuvendit: Kryeministri nuk na dëgjoi

Kanë dalë pamjet nga takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e ‘5 Majit’ në ambientet e Kuvendit. Siç shihet nga pamjet Rama po diskuton me Liza Markun. Ndërsa një nga qytetaret Laureta Nikolli, e cila ishte e pranishme në takim me kryeministrin Rama, ka publikuar një video selfie ku thotë se ai nuk i ka dëgjuar.

Ora 11:19
Protestuesit ‘lënë’ parlamentin, nisen drejt bashkisë së Tiranës

Protestuesit ‘lënë’ parlamentin, nisen drejt bashkisë së Tiranës.

Ora 11:12
Banorët e '5 Majit' që ishin në takim me Ramën: Nuk na dëgjoi fare, na thoshte 'pusho'! Nënë Liza: S'i besoj, fjalët i merr era

 

Banorët që ishin në takim me kryeministrin Edi Rama kanë dalë të zhgënjyer nga takimi, duke thënë se ai nuk i dëgjoi fare.

"Nuk morëm asnjë garanci, ai tha do e merrni, nuk e besoj gjallë, fjalët i merr era, nuk do dalim nga shtëpia, nuk morëm asnjë kontratë. Kur të vij Bashkia me avokat me të gjitha, ndryshe jo se nuk kam mundësi për të falë shtetit", tha Nënë Liza.

“Mbaje mend emrin tim Laurela Nikoli dhe nuk kam për ta lënë çështjen me kaq. Rama u përplasëm me Maznikun. Gjatë bisedës me kryeministrin, ai na tha vetëm ‘pusho, pusho’. Më tha “Ti ke një kasolle, çfarë pret nga ajo?” Nuk na dha asnjë shpresë, duke na thënë vetëm ‘do t’i merrni’. Kërkova të filmoja takimin, por ndërhynë badigardët dhe nuk më lejuan, duke më thënë se ‘nuk lejohet filmimi’ Ka folur vetëm nëna Liza, pastaj Rama është ngritur dhe ka ikur. Mashtrues je ti dhe babai yt më tha Rama.”

"Nuk më linte të flas, fliste vetëm me nënën Lizën, ne jemi me shkollë, kemi të drejtë të mbrojmë pronat tona. Nuk më linte të flas, më thoshte ti e ke të mbaruar çështjen, por unë nuk e kam të mbaruar, i thashë ose nuk vini me avokat që të firmosin dokumentet. ai na thoshte "pusho", i thashë që kam të drejtën e fjalën, se është e drejta e njeriut", u shpreh një tjetër.

Ora 11:05
'Shtëpinë nuk ta sjell dot tani këtu', Rama pas takimit me banorët e ‘5 Majit’: Përfitojnë të gjithë shtëpi si ato me certifikatë pronësia dhe ato pa leje

Ka përfunduar takimi i kryeministri Edi Rama me banorët e ‘5 Majit’.

Rama: Kemi pasur një bisedë intensive, dhe kam sqaruar atë që ka qenë e vërteta qysh ditën e oarë. E vërteta i ka të vështira rrugët këtu pasi ka shumë kthesa të qëllimshme. Për të gjithë banorët qoftë të zonës së 5 Maj, unazës të cilët janë të ndarë në dy kategori do të ketë një trajtim solidar njësoj siç u bë me ata që humbën shtëpinë nga tërmeti. Për ata që janë me certifikata pronësia zgjidhja është e qartë ose dëmshpërblim financiar ose me shkëmbim. Për ata që janë pa letra fare përsëri qasja është solidare, nuk është hedhja në rrugë. U shpjegova se kanë marrë njoftim. Shtëpia që është pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi njësoj si ato që mbetën pa shtëpi nga tërmeti dhe deri në marrjen e shtëpisë paguhen më bonus qiraje. Ku futet politika në mes, gjërat bëhen çorap, ato janë letra të pafirmosura, do të ulen banorët, do i shikojnë letrat, janë 51 familje që kanë firmosur, dhe këto marrëveshje do shkojnë të regjistrohen në kadastër, dhe në momentin kur mbaron ndërtimi dhe shtëpia është gati, do futen në shtëpi, kërkesa që e duam shtëpinë këtu dhe e duam këtu, nuk e plotësojmë, këto njerëz për shkak se kanë derdhur mund e djersë pa leje, do marrin shtëpi.
Rama: Kur mbaron ndërtimi e shtëpia është gati do futen në shtëpi. Kërkesa që e duam këtu ku e kemi si e kemi, këto nuk mund ti plotësojmë dot, ajo që do plotësojmë këta njerëz duke qenë se kanë derdhur mund e djers  ato shtëpi pa leje janë të barabartë
këto ishin fjalët e mia.
Nëna Liza: Ne nuk i duam falso.
Rëma: Të mos ngatërrojmë një gjë
Nëna Liza: I duam me vulën e bashkisë e tana
Rama: Akoma në këtë vend pagesat për dritat e ujin quhen taksa.
Nëna Liza: Pse më latë me e bo janë 30 vite.
Rama: Në raport me vendet në Evropë nuk bëhet fjalë fare për gjëra të tilla po flasim për gjëra që …
Rama: Të lutem none u sqaruam bashkë ne apo jo?
Nëna Liza: U sqaruam u sqaruam, duam drejtësinë si duhet
Rama: E do shtëpinë tani këtu? Po nuk ta sjell dot ketu.
Dakort? Kjo ishte fjala ime. Mirë u pafshim

Ora 10:11
Rama shkon te protestuesit e 5 majit, banorët i bërtasin: Duam përgjigje, o kriminel

 

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar banorëve të 5 majit që po protestojnë para Kuvendit. Banorët e revoltuar i kanë bërtitur "o kriminel duam përgjigje"

Ora 10:11
Rama merr nënë Lizën dhe 2 banorë të 5 majit për të diskutuar: Ti mos hajde se bën propagandë në Tv! Protestuesit: Si ta firmosim marrëveshjen kur nuk përcaktohet asgjë?

Kryeministri Edi Rama ka marrë 3 banorë të 5 majit që po protestonin para kuvendit, mes të cilëve edhe nën Lizën simbolin e kësaj proteste. teksa i thoshte banorëve se kush do vij, një nga burrat ka dashur të jetë i pranishëm, por është refuzuar nga Rama pasi "ai bën propagandë në TV", duke iu referuar gazetarit të Syri.Tv, i cili proteston dhe është banor i Laprakës që preket me prishjet e banesave nga plani i zhvillimit urban.

"Përveç nonës hajdeni dhe dy të tjerë" tha Rama.

Ndërkohë që banorët i këkrojnë llogari "se si të firmosim një akt-marrëveshjes kur nuk përcaktohet as vendi as gjurmë, asgjë. Unë shtëpinë e kam në proce legalizimi".

Banorët që do të diskutojnë me Ramën janë Lorena Nikolli dhe Liza Marku e njësisë 8 dhe Arjana Ngota e njësisë 4.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 12/02/2022 00:16

    IKNI o cecene me morra ,,,shkoni nga keni ardhur ,,,rini atje ne male me lope -dhi e dele,,,,rroni me dinjitet e respekt,,,dhe ne qytetaret do ju respektojme,,,mos u beni palaco dhe te urryer si prijesi juaj sali kerme karaxhici....

    Përgjigju
  • Paul: 11/02/2022 01:21

    EDI RAMA DUHET HEDHUR NE GJYGJ SEPSE PO PERDOR PARATE TONA ,,,PER TE PAGUAR QERANE DHE SHTEPI TE RE KETYRE ZAPTUESVE TE QELBUR..CECENE... KETO JANE PARATE E TAKSA QE QEVERIA DUHET TI PERDORTE PER RRUGE,,,SHKOLLA,CERDHE,KOPESHTE,,SPITALE,,,E JO PER SHTEPI ZAPTUESISH......

    Përgjigju
  • Iris: 10/02/2022 23:43

    Kur studionim etnografine ne UT,profesori i kursit na citoi nje here nje albanolog te huaj qe kishte studiuar BESEN.Ai thoshte ,se kerkon bese nje popull i pabese.Prandaj o z.Rama mire bere qe ua ke perplasur te verteten ne fytyre,por mos humb kohe me keta /toke xanun/ te pabese,se nuk nxene dot.Deri dje kullat dhe kasollet e tyre i ndanin me bagetite dhe e vinin koken ne kercu dhe truri u punonte vetem per gjakmarrje;sot na duan vila dhe e quajne perbuzje te kene komshi fatkeqet e termetit.Nuk u mjafton qe zune tokat e dikujt tjetri,shtetit o privatit,por tani si te pabese, nuk kane besim te shteti dhe s'pranojne te firmosin,dhe paturpesisht keta hajdute e quajne pronen e zene e te vjedhur te tyren dhe te shenjte.Z.Rama, per mendimin tim,jepu bonusin e pamerituar te qirase deri diten qe pallatet te perfundohen,kontraten mos ua detyro.Diten qe pallatet do te jene gati per dorezim,pyeti per here te fundit ne se i duan apartamentet,nese prape thone jo,nderpritua bonusin e qirase,dhe ato apartamente jepua atyre qe kane me te vertete nevoje dhe qe i meritojne me te vertete.Keta kokedrute pastaj le te shkojne ku te duan dhe te bejne si te duan;po te duan te kthehen nga kane ardhur,po te duan te shkojne prapa Diellit.Juve,shteti,ligji dhe gjithe shqiptaret i kane lare duart me ta pergjithemone si Pilati.

    Përgjigju
  • xxxx: 10/02/2022 20:15

    Zaptuesve te tokave me ligj nuk ju takon te marrin kompesim se nuk kane asnje dokument per te vertetuar pronesine ata qe kane certifikat pronesie duhet ti demshperbleje, personat qe e kane legalizuar ne menyre te pa drejte.

    Përgjigju
  • BENI: 10/02/2022 19:02

    ASNJE LEKE MOP I JEP SHPELLAREVE EDI RAMA TEK 5 MAJI E KUDO,,,LEKET TI JEPEN ISH--PRONAREVE QE KETA TE POSHTER DHE KRIMINELE I ZUNE TOKAT DHE PRONAT....///////

    Përgjigju
  • komentusi: 10/02/2022 18:49

    o edo po pyete nje here ate debilen plake kush ja la token qe ka ndertuar.pyete si do reagonte ajo po sikur ti ndertojne shtepi te tjeret atje te shpella ku esht lindur ajo.pyete se meqe nuk ka besim te fjala qe do ju japin hyrje te reja po sikur tjua shemb e te shkoni nga keni ardhur cdo beje ajo.pyete pse akuzohet qeverija qe mori gjobe per mos demshperblim te pronarve ku ti gjeje pronat ose leket shteti ti demshperbleje ik o ed se je zemer mire ti ...sa me shume ti japesh ketyre kafsheve aq me shum do shajn e mallkojne.hidhi shtepijat e te shkojne te shpellat ku kane qene se ke popullin qe te perkrah e te mbeshtet

    Përgjigju
  • Askushi: 10/02/2022 16:47

    Kto jan grabitqare si race.nuk duan shtepi qe (nuk i takon)po e kan hallin ke oborri me qindra m qe kan zaptu.o pronare dembabadem zgjohuni,ngrihuni.na e bon non Lizen personazh.shikojeni kur ta fusin ne bug brather

    Përgjigju
  • Flori: 10/02/2022 15:57

    Asnje shtepi mos i jep ketyre ZAPTUESVE, ,,,,te kthehen nga kane ardhur......lemme I qelbur...

    Përgjigju
  • DERDIMEN KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 10/02/2022 15:29

    O plake po te toka e xanme nuk firmos ti po kush ta la ty tokën ta la biri i kurrvës krimineli hajdut Salhe bajga ? ? ? Po ske faj ti fain e ka palloshi Edi Rama që bo me ju pazar se dhe Edi Ramës tokën ja ka lën e jëma Aneta . Se një shtet serioz e shtet i vërtet ju mer zvar e ju tregon vëndin o rac e flliqur. Që qelbët gjith Shqiprin e bët Shqiprin llum e bajg siç është maloku juaj Salhe kryebajga. Po zoti mart hak te ju o rac e pisët.

    Përgjigju
  • aaaa: 10/02/2022 13:18

    Shteti shqiptar po ju jep me shume nga cfare meritoni. Hiqni dore nga tokat qe keni perfituar ne Kukes Diber e Tropoje qe te merni ne Tirane ato qe keni zaptuar sipas "kanunit toke e xanun"

    Përgjigju
  • Arbëri: 10/02/2022 13:06

    Ky ka të njejten politik si të Vuçiçit ta kesh këtë km bq para syve është si ta ke millosheviçin para syve

    Përgjigju
    • shqupisti: 10/02/2022 18:44

      o rrota e trapit beje nje gje:mendo sikur te ishte saliqeni ne vend te edit e si do ishte situata.si ne indi ose favelas te brazilit ku nuk din rruge e pasterti por vetem mer e nderto. o copa e ko.es jeni mesuar vetem te ankoheni per pa rregullsi pa higjene pa shtet qe tju sherbeje me ambulanza e zjarrfiksa kur keni nevoje por o palle ashtu si keni ndertu ju cecent e zbritur nga shpellat duhet helikopteri qe tju vije ne ndihme gje qe nuk e ka as dubai e ne fund fajin e ka qeverija se esht me keq se serbi ik mor shpellar qe ne lindje se prandaj nuk behet vendi yne se e keni helmuar ju me prezencen tuaj kudo.ai po ju jep apartamente per aq metra katror qe keni ndertuar mbi tokat e te tjereve dhe e shani opo me gjith men qe jeni rraca me e poshter qe mund te ekzistoje

    • Pomit: 10/02/2022 15:11

      Po me po ashtu esht si thu ti shoku. 30 rrumpall faji ktij esht. Apo ngaqe è ke i inat se sesht i Patti's to dhe ti fusim o te shajtur

  • ruli: 10/02/2022 11:48

    Nuk eshte duke diskutuar, por duke thene jam une ketu... shihni vidjon pastaj bejini makjazh nuses

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale