Banorët e Bulqizës të rrezikuar nga qentë e rrugës, bashkia asnjë masë: Kemi plan veprimi për 2021-shin

BULQIZË - Tufa qensh shihen çdo ditë në rrugët kryesore dhe blloqet e banimit. Ato janë kthyer në shqetësim për qytetarët e Bulqizës, që shpesh kanë rënë pre e sulmeve nga qentë endacakë.

“Ne kemi frikë me dalë nga shtëpia. Bulqiza është mbushur me qen endacak. Fëmijët kanë frikë të shkojnë në shkollë nga qentë. Janë bërë të tmerrshëm. I bëjmë thirrje pushtetit lokal që ta zgjedhe këtë problem sa më parë se do vazhdohje bora dhe nuk ke nga ti shmangesh nga asnjë krahë”, - tha një qytetar.

“Shqetësim kemi boll. Qentë janë bërë të pa imagjinueshëm. Ngordhin vend e pa vend. Të sëmurë. Kemi frikë me ec, me dërgu nxënësit në shkollë. Vajza ime kur shkon në shkollë merr një gur me vete deri tek shkolla. Tani dhe shkolla fillon në 7. Mua nuk më ka rastis, po kam dëgjuar raste kafshimesh. Më rrezikshmëri janë sëmundjet që kanë qentë. Vjen qeni e ngordh para pallatit. Nuk ka çfarë të haje. Lloj lloj sëmundjesh. Institucionet e kanë për detyrë. Ne jemi popull", - tha një tjetër banor.

Veterineri Gëzim Neziri tha se Bashkia e Bulqizës duhet të marrë masa të menjehershme për matrikullimin dhe sterilizimin e qenve endacakë, pasi ato transmetojne semundjet infektive tek njerezit.

"Me këtë problem duhet të merret bashkia, për të bërë grumbullimin e qenve endacak në një spital, të sterlizohen, matrikullohen me qëllim që të eleminohet ky fenomen. Këto kashë dihet që mbartin shumë sëmundje ngjitëse si leshmanoza, lija dhe janë sëmundje që transmetohen edhe tek njerëzit. Duhet të merren masa që ky fenomen të eleminohet sa më shpejt”, tha specialisti veterinar pranë Drejtorisë së Sherbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, Gëzim Neziri.

Ndërsa infermieri Sali Huna tha për Report Tv se rastet e kafshimeve kanë qenë të shumta në spitalin e qytetit.

“Qentë endacakë janë shtuar shumë në qytetin e Bulqizës, Ne kemi pasur shumë raste të kafshimit të personafve nga këto qenë. Sa dalim nga pallati, shtëpi ne ballafaqohemi me qentë. Janë bërë shkak i kafshimit të shumë personave që vijnë në spitalin tonë. Ne kemi marrë masat, kemi bërë manipulimin e plagëve dhe kemi bërë surumin Anti-Tetanus" - tha Sali Huna

Bashkia e Bulqizës pranon se qentë endacakë janë lënë jashtë kontrollit, por premton se nga 2021-shi do të planifikojë fonde për matrikullimin e tyre.

“Bashkia Bulqizë në projekt buxhetin që do të dërghojë për miratim në këshillin bashkiak për vitin 2021 ka menduar që një ndër zërat të jetë edhe një vendgrumbullimi për qentë endacak. Në këto projekt do jenë disa institucione përgjegjse për qentë endacakë. Në këtë projekt do të jetë shërbimi veterinary jaronal, autoriteti kombëtar i ushqimit.  Edhe shoqatat do të jenë, të cilat fatkeqësisht nuk vepron asnëj shoqatë në mbrojtje të kafshëve”, tha Administratori i bashkisë Bulqizë Korab Kika.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bobi: 24/10/2020 18:55

    Coni ca kinez ne bulqize se bohet spastrimi brenda javes

    Përgjigju
  • Turi: 24/10/2020 18:48

    Cfare faji kane qente e shkrete fajin e kane njerezit qe nuk hapin qendra per kafshet dhe te kujdesen per to si e ka gjithe bota . Plus duhet bere sterilizimi i detyruar ata qe kane qen se kur bejne kulishat i hedhin rrugeve , ja pra qe fajin e kemi ne njerezit jo kafshet e gjora

    Përgjigju
  • BENI: 24/10/2020 18:02

    MOS U MERRNI ME BASHKINE ,,,po hidhini ushqim te helmuar dhe bashkia pastaj te mbledhe kermat.....

    Përgjigju
  • Çentrale: 24/10/2020 17:50

    Edhe në Vlorë e njëjta gjë, po kryetari as e qeth fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja