Banorët e Burimasit në proteste për ujin: Kemi dy muaj pa asnjë pikë në çezma, na kanë mashtruar

Mungesa e ujit të pijshëm ka nxjerr sërish në protestë banorët e Burimasit në Maliq. Me lot në sy, gratë rrëfejnë vuajtjet që kalojnë çdo ditë, sidomos ato që kanë familjarë të sëmurë apo të moshuar.

Prej vitesh ky fshat me 1 mijë banorë nuk furnizohet me ujë, ndërsa të moshuar gra e fëmije me enë në duar çdo dite enden rrugëve te fshatit për të siguruar ujin e pijshëm.

"Ka dy muaj nuk ka pikë uji, kemi një çezmë në fshat po vene vetëm gratë atje, mund të zihen dhe gratë. U hap shkolla nuk ka pike uji, po presim epidemi". tha një banore

"Paska qeveria të harxhojë 200 milionë lekë këtu", u shpreh një tjetër banor.

"Vij në shtëpi nuk ka pikën e ujit, si i bëhet, neve nga Bashkia na është thënë, i njëjta telenovele për 30 vjet, është çelur fondi i madh". u shprehen banorët .

"Unë kam një djalë të paralizuar, që është me bebelina ku ta gjej ujin unë ta laj djalin, ku ta gjej? kush do më mbushë ujë mua atje në pus ku të vete unë".

"Jam 81 vjeç të vete atje të mbush dy bidonë njëra mu ça, me mirë të vdes", thanë banorët.

Situata bëhet  më alarmante për fëmijët e këtij fshati, të cilët marrin ujin në shpinë për të pastruar shkollën.

"Ketë vit në shkollë kemi shumë probleme, sidomos me ujin, se ne në shkollë na kanë ndaluar të shkojmë në banje, dhe siç janë ndryshuar këto rregulla ne penalizohemi dhe mund të shkojmë në shtëpi nëse kemi nevoja personale".

"Të gjithë mbajmë maska, mbajmë dezinfektant edhe ujin e mbajmë me vete në shkolle, marrim ndonjë bidon në qofte se duam të shkojmë në tualet, ne qofte se nuk shkojmë do të rrimë e të durojmë", u shprehen nxënësit

Kryetari i Bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu shprehet se ne  21 shtator nis procedura e prokurimit te projektit i cili do të zgjidhë krizën e ujit në këtë fshat.

"Jemi në procedurën e prokurimit të objektit i cili përmbledh disa fshatra është një ujësjellës rajonal që tashme qeveria shqiptare e ka miratuar, jemi në fazën finale me datë 21 është procedura e prokurimit e cila kalon disa faza deri sa kalon në terren", u shpreh më tej Topçiu .

Ndërkohë Bashkia është duke negociuar me disa firma private për shpimin e një pusi,duke gjetur kështu një zgjidhje të përkohshme deri në përfundim te projektit.

Kjo është protesta e dytë që zhvillojnë brenda pak muajsh  banorët e Burimasit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • helidoni: 18/09/2020 00:18

    MUND ta beni dhe vete n.q.s distanca e kanalit nuk eshte shume e madhe...

    Përgjigju
    • @ helidoni: 18/09/2020 09:35

      nuk doja ti pergjigjesha komentit tend por vulgariteti i pergjigjjes tende ne provokoi.Nuk e di se ku jetoni ju por te siguroj qe ne asnje vend tjeter te botes shtetasit e nje vendi te mos kene te elementin me baze te jeteses...UJIN....Keta shtetas jane qytetare te Republikes se Shqiperise,taksapagues ,te cilet paguajne rregullisht faturat e ujit dhe taksat ne vendin ku jetojene dhe uje ne cezmat e tyre nuk ka TURP.....Mu dhimbs ajo nena e moshuar e cila kishte djalin e paralizuar dhe nuk kishte uje per te lare.....Mu dhimbsen te gjitha nenat atje ,te cilat gjithe jeten e tyre kane punuar per te ndertuar Shqiperine tone te dashur dhe sot ne kohen e pleqerise mos kene as uje per te pire ne shtepite e tyre......Zoteri une pashe njerez atje dhe jo „lope „ qe te pine uje ne kanal....Sa keq qe pergjegjesia morale dhe socjale e disa njerezve ka rrene kaq poshte

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë