Pas thirrjeve që biznesmeni Nikollaq Neranxi, Drejtor Ekzekutiv i Komunitetit Himariot, banorët e zonës janë ngritur në protesta me parulla, disa në gjuhën greke për të mbrojtur pronat që janë planifikuar të prishen për shëtitoren që do të ndërtohet. Ata shprehen se Himara nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë kurrë që të rilindë.

Banorët kanë thënë se ndihen të diskriminuar që nga koha e monizmit dhe se nuk do të lejojnë qeverinë të prishë shtëpitë pasi çdo pëllëmbë ka një zot.

Familje të shumta që kundërshtojnë prishjet e shtëpive kanë bërë me dije se trojet janë të tyre para se të formohej shteti shqiptar ndaj dhe nuk bien dakord me projektet e pushtetit qendror dhe vendor.
 
Biznesmeni Neranxi deklaroi gjatë fjalës së tij se “Nuk do të lejojmë qeverinë e Ramës që të na grabisë. Askush nuk do të guxojë që të na prishë pronat, çdo pëllëmbë ka zot.

Ne tokat tona do i mbrojmë me gjak. Jorgo Goro na ka prerë në besë ne himarjotëve dhe po u shërben mafizozëve. Rama do të japë llogari për cdo shembje në Vuno dhe për cdo milimetër beton”.
 
Gjithashtu ai iu drejtua Ramës duke i thënë se “Çfarë do t’i tregojnë fëmijët tanë njëri – tjetrit që babai i njërit grabiti babanë e tjetrit”.

Banorët kanë bërë një peticion drejtuar kryeministrit Rama për të ndaluar prishjen e pronave për ndërtimin e shëtitores në Himarë.

Në protestë ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili është shprehur se nëse duan jetën e lirinë dhe  besojmë se mund ta ndërtojmë pasurinë familjare e kombëtare nuk duhet të heqim dorë nga e drejta e pronës private.
protesta himare

himare protest

himare protest

himare protest

protesta ne himare

protesta ne himare

protesta ne himare
(Foto: Nga protesta në Himare)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com