Mjetet e tonazhit të rëndë, janë kthyer në kërcënim jo vetëm për rrugën por edhe për banorët e lagjes Demokracia në Mamurras. Në shenjë proteste, ata bllokuan këtë të enjte lëvizjen e kamionëve që kalojnë në rrugët e lagjes së tyre.
“Duam të na hiqen makinat e trajlerat që kalojnë këtu. Përditë këtu do jemi. Ose këtu ose me vdek krejt”, shprehet një zonjë e moshuar.
Nuk është vetëm një problematikë por janë disa për shkak të kamionëve që kalojnë. Tonazhi i rëndë i mjeteve ka shkaktuar dëmtime të rrugës sepse një fragment i rrugës është i shtruar dhe po demtohet pjesa tjetër që është e shtruar me çakull, me inerte pasi nuk ka kanalizim dhe mbulohet nga balta", thotë një banor.
Banorët thonë se e vuajnë prej vitesh këtë problem pasi veç zhurmave dhe pluhurit, mjetet e tonazhit të rëndë janë kthyer në rrezik dhe për jetën e fëmijëve.
“Jemi mbledhur sot pasi rruga është bërë jashtëzakonisht e vështirë për banorët. Jo vetëm dimrit që është balta deri në gju, por edhe gjatë verës me pluhur dhe zhurma. Ne këtu afër kemi dhe shkollën dhe të gjithë fëmijët e shkollës ju rrezikohet jeta nga kalimi i kamionëve të tonazhit të rëndë.
Banorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protestat dhe bllokimin e lëvizjes së mjeteve të rënda, derisa të vendoset bllokimi i qarkullimit në lagjen e tyre. Ky aks rrugor përdoret nga kompanitë e ndërtimit për të transportuar materiale inerte nga kodra e qytetit drejt kantierëve ku po ndërtohen pallatet. Pas protestës, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara u ka premtuar banorëve se do të bllokojë qarkullimin e kamionëve brenda datës 1 shkurt.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Protesta në kryeqytetin e Sirisë, shkak djegia e pemës së Krishtlindjes (VIDEO)
24 Dhjetor, 12:54
-
Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…
23 Dhjetor, 20:22
-
Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?
23 Dhjetor, 19:39
-
Dështimi i protestës së militantëve të Berishës para Ambasadës shqiptare në Londër, marrin pjesë vetëm 20 persona (VIDEO)
23 Dhjetor, 19:25
-
Protesta/ Gjekmarkaj humb ndjenjat dhe rrëzohet në tokë! Kryetari i PD: E goditën efektivët! Reagon policia: Berisha gënjen (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:54
-
Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike
23 Dhjetor, 18:48
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15