Banorët e pallatit pa leje te “Astiri” largohen vullnetarisht: I hapëm rrugë zhvillimit për të ardhmen

Të tjerë banorë që kanë ndërtime pa leje në Unazën e Madhe në afërsi të Astirit i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së kryebashkiakut Erion Veliaj për të bashkëpunuar dhe për ti hapur rrugë projektit të zgjerimit të rrugës. Kështu, pas Ukë Celkoljajt, Servet Merkos dhe shumë banorëve të tjerë të Astirit, të cilët pranuan të bashkëpunojnë dhe ti hapin rrugë zhvillimit të projektit, edhe banorët e këtij pallati 5 katësh që në katin e parë shërbente për biznes, kanë pranuar që vullnetarisht të zhvendosin të gjitha orenditë dhe pajisjet e tyre elektroshtëpiake dhe të pranojnë një prej paketave sociale që ofron Bashkia e Tiranës për trajtimin e banorëve të Unazës që do u prishen shtëpitë.

Gentian Lala që zotëronte biznesin që shërbente në katin e parë të kësaj godine tregon se vullnetarisht kanë pranuar që të lironin godinën dhe të mos bëheshin pengesë për ndërtimin e rrugës që do të sjellë dhe një zhvillim të të gjithë zonës. “Pas kësaj thirrje që Bashkia ka disa ditë e thotë, ne dolëm vullnetarisht për t’i liruar, për të mos u bërë pengesë e zhvillimit. Normalisht që është keqardhje, por është një zhvillim për brezat e ardhshëm”, tha Gentjan Lala.

Ndërkohë Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranë ka vijuar punë normalisht gjatë ditës së sotme për prishjen e të tjera objekteve pa leje që janë ngritur në gjurmën e Unazës së Madhe. Përveç prishjeve makineritë ndërmarrjeve të bashkisë kanë bërë dhe evadimin e mbetjeve inerte në mënyrë që të krijojnë hapësirën e duhur për vijimin e projektit. Lexo.al

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja