Banorët e Preshevës në hall, Serbia 
i çregjistron, Kosova nuk i regjistron

Banorët e Preshevës në hall, Serbia <br />i çregjistron, Kosova nuk i regjistron
Banorët e Luginës së Preshevës janë në një hall të madh, Serbia po i çregjistron në vendin e tyre të lindjes, ndërsa ata nuk po mund të regjistrohen në Kosovë. Këtë problem e ka ngritur në KTV, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.
 
“Shkelja e madhe që po ndodh është ajo me qytetarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Një numër i madh i këtyre qytetarëve që jetojnë në Kosovë për shkaqe të ndryshme, Serbia po i diskriminon tash e sa vjet vazhdimisht duke i çregjistruar nga listat e regjistrit të vendbanimit dhe duke i penguar në të drejtat civile, duke filluar nga nxjerrja e dokumenteve elementare siç janë certifikatat dhe dokumentet tjera”, ka sqaruar Jashari, përcjell Koha.net.“Gjithashtu edhe nga autoritet kosovare këtyre qytetarëve nga Lugina e Preshevës u pamundësohet nxjerrja e dokumenteve të Kosovës. Pra këta qytetarë janë në gjendje shumë të keqe”, ka thënë Jashari.
 
Sipas tij, vetëm në regjionin e Gjilanit janë mbi 2 mijë persona që kanë këtë problem. Në Puls të KTV-së, ai ka premtuar se do të bëjë çmos që të argumentojë para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut për këtë shkelje të drejtave të njeriut që po ju bëhet këtyre qytetarëve dhe, siç ka thënë që Serbia të marrë aktgjykimin e merituar për fshirjen nga regjistrat këta banorë shqiptarë.
 
“I njëjti rast ka ndodhur edhe me Slloveninë, ai ku komuniteti boshnjak është fshirë nga regjistrat dhe Sllovenia e ka humbur këtë betejë në gjyq”, ka thënë Jashari.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…