Banorët e Rinasit sërish në protestë, bllokojnë rrugën! Ndërhyn FNSH dhe i largon me forcë! ARRSH: Të përdorin rrugicat në zonë, pas sezonit turistik gjejmë zgjidhje përfundimtare

TIRANË- Me tensione dhe përplasje ndërmjet policisë është shoqëruar protesta e sotme e banorëve të Rinasit, pasi bllokuan sërish aksin rrugor, për në drejtim të Aeroportit ‘Nënë Tereza’, pas vendimit për ta kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Banorët bënë rezistencë, duke u përplasur me policinë, ndërsa për zhbllokimin e rrugës u desh edhe ndërhyrja me forcë edhe e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe fëmijë. Disa banorë janë shoqëruar në polici.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se 260 shtëpi preken nga bllokimi i rrugës, ndërsa 130 fëmijë duhet të përshkojnë një rrugë shumë të gjatë për të shkuar në shkollë. Ato kërkuan që rruga të rikthehet siç ishte, pasi është një kosto shumë e lartë për jetën e tyre të përditshme dhe se nuk arrijnë do që të shkojnë në tokat bujqësore.

Në një deklaratë për mediat, kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, në një përgjigje ndaj ankesave të banorëve, tha se ata mund të përdorin rrugicat alternative në zonë, që komuniteti i njeh mirë. Zgjidhja përfundimtare, sipas Berberit do të jetë në fund të sezonit turistik, pasi do hapet tenderi për ndërtimin e një rrugë alternative.

Kryeplaku i fshatit, Sabah Muja, tha se i kanë premtuar se situata do të shkojë shumë shpejt drejt zgjidhjes, dhe në rast të kundërt shtoi ai, që nga nesër nuk do t’i çojnë fëmijët në shkollë.

Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, e cila tha se atyre u është cenuar një e drejtë njerëzore, pasi nuk po i lejojnë që të shkojnë në shtëpitë e tyre. Banorët kanë paralajmëruar se do të mblidhen sërish nesër në protestë në orën 10:00.

ARRSH ka vendosur që për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Rruga e njohur si ‘Ura e Hajdutëve’ që të lidh me Kamzën është bërë me një sens lëvizje dhe banorët e asaj zone që duhet të shkojnë drejt Rinasit apo për të shkuar në autostradë, nuk kalojnë dot aty. Ata duhet të shkojnë tek Ura e Gjolës, më pas tek Fushë Preza dhe për të kaluar më pas tek rrethrrotullimi i Vorës për të marrë aksin e autostradës.

Harta si do të bëhet devijimi 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:12
Rruga e Rinasit me një sens, kreu i ARRSH-së: Zgjidhje e mirë për të shmangur trafikun drejt aeroportit! Pas sezonit do gjendet zgjidhja përfundimtare

Kreu i Autoritetin Rrugor Shqiptar, Evis Berberi në një deklaratë për mediat tha se ato kanë bërë zgjidhjen e duhur, pasi pengesat janë më të mëdha për ata që humbin avionin. Berberi tha se mbas sezonit turistik do të ketë një zgjidhje përfundimtare, ndërsa shtoi se ka shumë rrugica alternative për të lëvizur.

“Me ndryshimin e sensit të lëvizjes nga Kthesa Kasharit në drejtim të Rinasi dhe nga Rinasi në Ahmetaq kemi bërë një zgjidhje të mirë të lëvizjes së trafikut për të gjithë ata qytetar që përdorin aeroportin. Automatikisht pengesat më të mëdha krijohet për ata që mund të humbasin avionin. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kemi marrë një zgjidhje që ti japim sens lëvizje me një drejtim për të mos vonuar aksesin e aeroportit. Segmenti nga rrotullimi tek aeroporti në drejtim të Ahmetaqit ka disa rrugica që përdoren nga komuniteti dhe mund të përdoren në mundësi nga komuniteti. Një prej tyre është rruga e xhamisë mund të përdoret si një unazë e vogël e cila lehtëson trafikun në fshatin e Rinasit. Kemi një segment tjetër që lidh Ahmetaq Prezës po me fshatin e Rinasit nga rruga Fushë Krujë- Vorë, po ashtu mund të përdoret rruga e Valiasit për të lëvizur nga Aeroporti në drejtim të Kamzës. Jemi para sezonit dhe kemi fluks trafiku jo vetëm prej pasagjerëve por janë shtuar shumë edhe linjat ajrore. Kemi pritshmëri që mund të shtohet me 30% fluksi në muajit e sezonit, prandaj për sezonin të jetë kjo lëvizje dhe paralelisht po punojmë për zgjidhjen përfundimtare”, tha Berberi.

Berberi thotë se rrugët sekondare janë të aksesueshme dhe lehtësojnë qarkullimin në këtë periudhë pavarësisht se nuk janë me standardet e rrugës së Rinasit.

“Të gjithë banorët mund të përdorin rrugët sekondare edhe pse me 2-3 kilometra më shumë.  Ne kemi marrë përsipër ti japim zgjidhje pjesës më të madhe të shqiptarëve që përdorin aeroportin. Është bërë një zgjidhje teknike për të mos dëmtuar ata që ne na sjellin të ardhura në vend. Të gjithë turistët që vijnë dhe dalin janë të ardhura shtesë. Është mirë që të përdorësh një rrugë që ka disa standarde më të mira dhe ka lëvizje më të shpejtë, por duhet të na mirëkuptojnë dhe banorët të përdorin ato rrugë alternative që mbase nuk janë në këtë gjerësi, që nuk janë në këtë standard por në vetvete nuk ju shtohen aq shumë kilometra sa ato pretendojnë”, tha kreu i ARRSH-së.

Zgjidhje për të mos pasur trafik në rrugën që të çon në Rinas, nuk është zgjerimi i saj por ndërtimi i një rruge alternative.

“Kjo është zgjidhje provizore, deri në marrjen e një zgjidhje definitive për të cilën ne po punojmë dhe shumë shpejt do të kemi një zgjidhje në mënyrë që të kemi një rrugë tjetër që të na çoj në aeroport, dhe më pas të kemi mundësi për rikthimin e këtyre dy senseve por pasi ne të kemi bërë këtë segment deri në fund të muajit korrik që do të bëjë lehtësimin e trafikut dhe më pas do marrë një zgjidhje përfundimtare çdo shqetësim. Zgjidhje nuk është zgjerimi i rrugës. Një nga opsionet është krijimi i një rruge të shkurtër që kalon midis ish repartit të vjetër të Rinasit dhe të dali brenda në aeroport dhe brenda sezonit të verës mund ta kemi përfunduar edhe këtë rrugën”, pohoi Berberi.

Aktualisht po punohet për detajet teknike për këtë rrugë alternative tenderi i së cilës pritet të hapet këtë muaj.

Ora 11:13
VIDEO/ ‘O kryetar po degradon gjendja’, kryeplaku fshatit në telefon teksa policia përplaset me banorët

 

Kryeplaku i fshatit Rinas, Sabah Muja, është shumë aktiv në protestën që po zhvillohet sot nga banorët e këtij fshati. Ai shihet gjatë gjithë kohës që komunikon në telefon.

“O kryetar po degradon gjendja. Ne na keni vënë në gjendje të vështirë. Për çdo na komunikoni, ishalla merrni vendim të mirë”, dëgjohet t’i thotë bashkëbiseduesit kryeplaku.

I pyetur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ai shprehet se ka folur me deputetin e zonës,

“Situata është drejt zgjidhjes. Këto janë biseda konfidenciale”, tha ai.

Ora 11:04
VIDEO/ Tensione mes FNSH-së dhe banorëve në Rinas! Shoqërohen disa banorë

Ka pasur tensione ka mes Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të banorëve në Rinas, të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste. FNSH ka tentuar që të largojë me forcë banorët nga rruga, duke krijuar një kordon, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe fëmijë. Disa banorë janë shoqëruar nga policia.

Ora 10:55
Bllokimi i rrugës së Rinasit, ndërhyn policia, përplaset me banorët

Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë banorët e Rinasit të cilët kanë bllokuar rrugën. Efektivët janë përplasur për banorët, ndërsa ka një rezistencë prej tyre. Po ashtu në mbështetje të tyre kanë mbërritur edhe forcat e FNSH-së.

Ora 10:50
Deputetja e PD-së Andia Ulliri në mbështetje të banorëve në Rinas: Po u cenohet e drejta e tyre

Deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri ka shkuar sot në mbështetje të banorëve të Rinasit. Ulliri tha se nuk mund të bllokohet një zonë, vetëm që të ketë lehtësira një institucion. Deputetja tha banorët nuk mund të sjellin fëmijët në shkollë dhe nuk mundet që të shkojnë lehtësisht në shtëpitë e tyre.

‘Sot qytetarëve iu është cenuar e drejta e tyre. Nuk po i lejojnë që të vazhdojnë jetën e tyre. Ne nuk jemi dakord që udhëtarët mos të kenë lehtësira, por jo duke penalizuar banorët e Rinasit. Këto banorë po mblidhen për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë lloj vendimi. Nuk është normale që një zonë e tërë të bllokohet, vetëm që një institucion të ketë lehtësira. Shoh shumë oficerë të policisë, pavarësisht se shumë do të doja të ishin me kauzën tonë. Sot një banorë nuk mund të sjellë fëmijën e tij në shkollë, nuk mund të shkojnë lehtësisht në shtëpinë e tyre.’- tha Ulliri.

Ora 10:47
VIDEOLAJM/ Ulur këmbëkryq në mes të rrugës, protestuesit në Rinas edhe me raki me vete

 

Të ulur në mes të rrugës këmbëkryq, protestuesit në Rinas ja kanë shtruar me raki. Sikurse mund të shihet edhe në video, pija është futur në një bidon uji me të cilën mbushën gota dhe i shpërndanë.  

“Protestojmë se na ka mbaruar rakia, prandaj kemi dalë”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre me ironi. 

Ora 10:13
Kryeplaku i fshatit Rinas: Nëse nuk hapet rruga deri nesër, s’do çojmë fëmijët në shkollë dhe do bllokojmë aeroportin ‘Nënë Tereza’

 

Banorët e Rinasit thonë se nëse nuk hapet rruga deri nesër do të bojkotojnë mësimin. Sabah Muja kryeplak i fshatit tha se ka besim se nesër do të hapet rruga, por në rast të kundër ai tha se s’do të dërgojnë fëmijët në shkollë.

‘Banorët: Nëse nuk hapet rruga deri nesër, s’do çojmë fëmijët në shkollë dhe do bllokojmë aeroportin ‘Nënë Tereza'. Ne do kemi të kemi të drejtë që të udhëtojmë. U bëj thirrje komunitetit të ruajmë qetësinë. Në krahun tjetër i bëj thirrje qeverisë se kërkesat tona janë legjitime dhe të drejta, është problem i yni jetik. Ne do të vendosim sanksione. Nga nesër nëse nuk do të hapet rruga nuk do të lejojmë fëmijët që të shkojnë në shkollë. Të gjithë banorët kanë të drejtën legjitime të bllokojnë dhe aeroportin e Rinasit. Kërkojmë shkollën, ambulancën dhe tokën bujqësore. Me atë tokë jetojmë, ajo del jashtë përdorimit, çdo gjë.’- tha Muja për Report Tv.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 03/05/2022 21:12

    Kjo situate eshte e turpshme,,,edhe per ne qytetaret e tiranes,,,,nuk mund ti biem verdalle neve ne kthim ne tirane, ,,se I do qejfi keshtu edi rames...kanceri mu ne gryke te rente .o edi rama....o qelbanik ordiner...

    Përgjigju
  • Arti: 03/05/2022 15:03

    Pse nuk e le qeveria siç ishte vjet, parvjet, më parë. Edhe banoret s'kane faj se duan te shkojnë n'shpi t'vet. Qeveria duket sikur i fryn zjarrit vete. S'dihet se nga ku duan te largohet vemendja dhe sajojne lloj lloj gjonash.

    Përgjigju
  • Dori: 03/05/2022 13:45

    Rruga duhet hap per gjith.Nuk eshte qeveria qe cakton cfar rruge duhet te bej veriu e cfar rruge jugu.Turp,shtet mafioz

    Përgjigju
  • XXX: 03/05/2022 13:39

    Fshataret e qelbur e dine se e kane rrugen e fshatit edhe bekan pordhe. O leqena ik e i bini verdalle ose ikni nga rruget dytesore se ajo eshte rruge e aeroportit nuk eshte rruga fshatit tuaj o ndyrsira.

    Përgjigju
  • Arben: 03/05/2022 11:20

    Kjo eshte proteste antiamerikane dhe eshte e organizuar nga pjesa Berishiane ne PD! Ambasadorja Yuri Kim duhet te nderhyje menjehere! Ta dine mire protestuesit qe kane pune me SHBA dhe jo thjesht me qeverine shqiptare!

    Përgjigju
  • Cani: 03/05/2022 10:53

    MOS HARRONI TE VOTONI PER EDI RAMEN ,,,HE XHAN...SE AI JU DO SHUME,,,NUK E ZE GJUME PER JU O POPULL.....

    Përgjigju
  • franci: 03/05/2022 10:10

    O katundare po ate idjoten Ulliri perse nuk e kapni me shkelma ajo do tua zgjidhi problemin, ku i fut hundet politika asgje nuk zgjidhet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja