Banorët e Rrjollit dhe ato të Durrësit janë grumbulluar së bashku përpara Kuvendit të Shqipërisë, pak përpara nisjes së seancës, duke protestuar për pronat e tyre.
Qytetarët e Velipojës kundërshtojnë ndërtimin e resortit të kompanisë “Gener 2” të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj, pasi sipas tyre ajo zonë është toka e tyre. Ata i janë drejtuar dhe Prokurorisë me dokumentet e pronës në duar, si dhe bashkisë së Shkodrës për të kërkuar llogari për lejen e ndërtimit të lëshuar për Ulajn.
Ndërkohë banorët e Durrësit protestojnë për projektin TID për jetëzimin e bulevardit historik ‘Edidamn’, kur për jetëzimin e këtij plani, parashikohet shpronësimi i 74 familjeve.
“Pjesëmarrësit këtu kanë të drejtën e tyre të kërkojnë pronën që është më e shtrenjtë. Askush nuk guxon të na përkulë kokën, të na vrasë apo nëpërkëmbë dinjitetin. Unë jam nga Tirana, dhe pronën na e vodhën. Këto janë të korruptuar deri në palcë. Kanë 35 vite që na vrasin e na grabisin. Ne nuk do dorëzohemi kurrë, kemi të drejtën tonë. Ky është parlamenti I krimit, I kanë mbushur xhepat duke vjedhur pronën shtetërore, pronën private, por ato nuk kanë guxuar të na vjedhin dinjitetin”, tha një banore.
Banorët kërkojnë nga shteti dhe bashkia e Durrësit vlerësim të saktë të pronës ose sigurimin e një banese po në Durrës, ndërsa protestojnë kundër bonusit të qirasë që bashkia ka parashikuar paraprakisht për ta.
Qytetarët kërkojnë mbrojtje nga deputetët, që ata të ngrenë zërin për problemet e tyre ndërsa akuzojnë qeverinë për vjedhje. Protestës së tyre i është bashkuar dhe deputeti Agron Shehaj dhe Redi Muçi.
“Kjo është një çështje në fakt politike sepse pronat nuk i vjedh vetëm oligarku, e vjedh oligarku me klasën e korruptuar politike që kemi në Parlament. Askush nuk ua vjedh dot pronat pa lejen e tyre, janë ortakë. Në lidhje me pronat njerëzit janë lodhur dhe mund të heqin dorë, por mos u dorëzoni. Ne do të na keni në krahë kurdo që të kërkoni të drejtën tuaj”, tha Shehaj.
K.B/A.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Shkurt, 17:02
Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?
-
I drejtë
46.4%
-
I gabuar
41.7%
-
Jam i/e dyzuar
11.8%
Vota total: 5011
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Molotovët te vila e Enver Hoxhës, Beqiri: Berisha donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Saliu ka Hamasin e tij, të dënohet me burg të përjetshëm për kryengritje të armatosur
4 Mars, 17:48
-
Protestat e dhunshme të Berishës, ish-ministri i Brendshëm për Report TV: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!
4 Mars, 17:46
-
‘Ligjet e BE-së të kalojnë në Kuvend me procedurë të përshpejtuar’, kërkesa e PS hap debate! PD: Jo ndryshimeve të njëanshme për rregulloren
4 Mars, 17:18
-
Berisha: Hajdute si Belinda Balluku s’ka pasur në historinë e kombit! Me 12 mars kryengritja e radhës (VIDEO)
4 Mars, 16:22
-
Fati i Ballukut në duart e Kuvendit, Rexhaj: GJKKO hapi kutinë e Pandorës, SPAK s’ka vetëpërmbajtje! Alibeaj: Ministrat janë të pezullueshëm, Rama nën presion të dyfishtë
4 Mars, 15:06
-
Ikën Balluku/ Begaj dekreton ministrat e rinj dhe Koçiun si zv.kryeministre! Nesër pritet votëbesimi në Kuvend
4 Mars, 14:04
-
Veliaj në burg, Rama mbledh në takim deputetët e Tiranës: Më shumë vëmendje për kryeqytetin, takohuni me qytetarët
4 Mars, 13:35
-
Shkodër/ Banorët e Rrjollit prej 34 ditësh në protestë kundër resortit të Ulajt: Gati të sakrifikojmë edhe jetën për pronën
4 Mars, 13:16
-
Protestat e Berishës e sulmi me molotovë ndaj vilës me artistë, Ambasada e SHBA për Report Tv: Të refuzohet dhuna politike! Çështjet të zgjidhen me mjete të ligjshme
4 Mars, 12:30
-
Drafti i PS për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, Bardhi: Propozim i njëanshëm, dhunë ndaj pakicës parlamentare
4 Mars, 12:26
-
Shkodër/ Shpërndanin drogë dhe mbanin armë pa leje, pranga xhaxhait dhe 2 nipave! Sekuestrohen 280 doza kanabis, e kishin paketuar me qese farmaceutike (EMRAT)
4 Mars, 12:02
-
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare
4 Mars, 12:00