Sazani është pikë strategjike, ja sekreti! Esencë-Report Tv

Ja sa i rëndësishëm është Sazani për shqiptarët!

Artur Meçollari, Ish Zëvendës Komandant i Forcave Detare të Shqipërisë, ishte i ftuari i mbrëmjes në Esencën e kësaj të diele në Report Tv. Ndër të tjera, Mecollari foli edhe për rëndësinë strategjike të Sazanit si ishull në histori por edhe sot në domosdoshmëri.

Eljan Tanini: -Si keni jetuar ne Sazan?

Artur Meçollari: -Kur linda, kisha shtëpi në Sazan. Babai ka qenë rreth 15 vjet në Sazan, mamaja 3-4 vjet. Ka njerëz që kanë jetuar në Sazan edhe 15-20 vjet. Ishte vend me familjaritet. Në Vlorë televizioni ka qenë i lirshëm, mjafton të mos flisje. Babai ishte i lidhur me ushtrinë, nëna shkoi përkrah tij. Në Sazan kishte vende pune edhe për ata që nuk ishin të lidhur me ushtrinë. Ne duhet ta trajtojmë Sazanin me specifikën e tij të veçantë. Nëse grekët i trajtojnë 6 mijë ishuj sikur janë një, ne duhet ta trajtojmë Sazanin me më shumë rëndësi sepse është i vetmi që kemi. Gjiri i Vlorës ka traktate që prej vitit 1815. Gjiri i Vlorës është gji i gjithë vitit, Gjiri i Vlorës është edhe port natyror. Në Gjirin e Vlorës deti shkon në 2-3 ballë, i jep avantazh atij që e zoteron. Sazani ka dy cilësi: 1. Garanton dhe mbron Gjirin e Vlorës. 2. Lartësia që ka Gjiri i Vlorës të lejon që të shohësh kundërshtarin.

Eljan Tanini: -Roli i Kanalit të Kanali të Otrantos?

Artur Meçollari: -Bllokimi i Kanalit të Otrantos e kthen Adriatikun në një liqen, kanal ky që sot kontrollohet nga Italianët dhe Shqiptarët. Gjiri i Vlorës është 315 kilometra katrorë. Që nga viti 1873 Italia ka kërkuar të kontrollojë Gjirin e Vlorës. 1860 e tutje Ishulli i Sazanit i takonte Anglezëve. 8 Nëntor 1912, grekët e pushtuan Sazanin sepse ishte dhe është pikë mbështetëse për flotat. Qeveria e Ismail Qemalit e mbajti Sazanin për 10 vjet. Shqipëria e ka marrë Sazanin 35 vjet pas pavarësisë së saj, Italia e mbajti deri në vitin 1943, kanë qenë 23 komandantë italianë. Kufiri detar Shqipëri-Itali kalonte në Gjirin e Vlorës. Shqipëria e gëzoi Sazanin në 10 Shkurt 1947. Me Ish Bashkimin Sovjetik, Shqipëria ka pasur marrëveshje për Sazanin. Qeveria Shqiptare nga viti 2019 i ka bërë kërkesë Natos për Gjirin e Vlorës, si bazë mbështetëse. Sazani, Karaburuni, Pashalimani e Vlora, janë pjesë integrale e Gjirit të Vlorës, nuk ndahen. Marina Shqiptare nuk duhet të largohet nga Sazani, është dëm.

Eljan Tanini: -Po marina shqiptare, çfarë duhet të ketë brenda saj në Sazan?

Artur Meçollari: -Sazani është një bazë e përparuar në krahasim me Pashalimanin. Jeta në Sazan ka qenë një vend ku nuk hynin njerëz. Fëmijët disi lejoheshin të vinin në Sazan, të tjerët jo. Në Sazan jeta kishte harmoni, mjedisi i izoluar të jep disa detyrime. NATO, nuk mbron interesat e Shqipërisë, ata mbrojnë integritetin. Shqipërinë sot e mbron roja bregdetare. NATO nuk hyn në konflikte përmes palësh. Anijet tona duhet të kapin çdo pikë brenda 2 orësh.

Dhanë rrëfimet e tyre për Esencë edhe Namik Çobo dhe Niko Leraj, ish ushtarakë të artilerisë detare që jetuan shumë vite në Sazan. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë