SHKODER - “Jemi gati për veprime ekstreme nëse nuk na kthehet energjia elektrike”, kështu janë shprehur njëzëri banorët e komunës Rrethina dhe komunës së Postribës të rrethit të Shkodrës, të cilët prej disa ditësh janë pa energji elektrike.
Gjatë ditës së sotme ata kanë përshkallëzuar protestat e tyre, jo vetëm pranë nënstacionit Shkodra 1 por edhe pranë objektit të kompanisë CEZ Shpërndarje në qytetin e Shkodrës. Sipas banorëve, ata janë pagues të rregullt të energjise elektrike dhe akte të tilla janë të patolerueshme.
Protesta e banorëve të Postrribës dhe Rrethinave ka qenë e mbikqyrur nga forcat të shumta të policies, të cilët kanë ndaluar futjen e protestuesve brenda mjediseve të brendshme të godinës së CEZ- it në Shkodër.
Ndërkohë ashtu siç është bërë traditë përfaqësuesit e CEZ Shpërndarjes kanë kycyr dyert duke mos dhënë asnjë sqarim për mungesën e energjisë elektrike këtyre banorëve.
FIER, VJEDHJA E TELAVE LE PA ENERGJI 120 FAMILJE
Vjedhja e 150 metrave tel ka lënë pa energji elektrike rreth 120 familje të fshatit Ndërmenas në rrethin e Fierit.
Banorët, të cilët prej një muaj vuajnë mungesën e rrymës elektrike kanë protestuar gjatë paradites së sotme, ndërsa janë shprehur se ankesat e tyre pranë CEZ Shpërndarje kanë rënë në vesh të shurdhër.
Banorët e këtij fshati janë ankuar se përveç mungesës së energjisë elektrike kanë probleme edhe përsa i përket infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve, të cilat sipas tyre kanë vite që nuk njohin investime.
/Shqiptarja.com