Banorët sërish në protestë, bllokojnë autostradën Thumanë-Kashar! Përplasje mes protestuesve dhe policisë

Banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës kanë dal sërish për të protestuar ditën e sotme, kundër rrugës së re Thumanë-Kashar.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet që banorët kanë bllokuar autostradën Thumanë – Kashar, ndërsa pati edhe forca të shumta policie, për të bërë të mundur mbarëvajtjen e protestës dhe shmangien e incidenteve.

Forcat e policisë të pajisur edhe me skafandra shihet teksa përpiqen të zhvendosin protestuesit nga autostrada, të cilët për disa minuta u ulën në mes të rrugës dhe nuk lëvizin nga autostrada, ndërsa gjatë protestës pati edhe përplasje të banorëve me forcat e policisë.

Banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës protestojnë pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Kjo ishte protesta e 7 e banorëve të zonës, ndërsa protesta e fundit u mbajt më 16 gusht, ku për disa minuta banorët bllokuan rrugën dhe paralajmëruan se nuk do të lëvizin nga autostrada, derisa t’u jepet përgjigje kërkesave të tyre. Por policia ndërhyri për t'i shpërndarë dhe duke hedhur edhe gazlotsjellës.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lori: 21/08/2024 07:31

    Jan mesuar me rruget e Berishes qe futesh dhe me gomer kudo.Duhen ber rruget qe ti sjellin deri tek dera e shtepise autostrada

    Përgjigju
    • Filxhani: 21/08/2024 08:43

      Fiks me gomar do futen turistat ne Krujë mire e ke thene

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?