Përplasje dhe gaz lotsjellës pati sërish në protestën e radhës së banorëve të Krujës dhe Fushë-Krujës kundër rrugës së re Thumanë-Kashar.

Banorët protestojnë pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

protestë ishin me dhjetëra forca policie nga FNSH dhe ‘Shqiponja’, teksa mes tyre ishte dhe Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, për të parë mbarvajtjen e protestës.

Për disa minuta banorët bllokuan rrugën dhe paralajmëruan se nuk do të lëvizin nga autostrada, derisa t’u jepet përgjigje kërkesave të tyre. Por policia ndërhyri për t'i shpërndarë dhe duke hedhur edhe gazlotsjellës. 

Kjo ishte protesta e gjashtë e banorëve të zonës, ndërsa paralajmëruan se ardhshmja do të jetë të martën (20 gusht).