Banorët e tri fshatrave marrin çertifikatë e pronësisë së tokës bujqësore

Banorët e tri fshatrave marrin çertifikatë e pronësisë së tokës bujqësore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, ku u shpërndanë çertifikatat e pronësisë për tokat bujqësore në tre zona kadastrale; Taronina, Fushëbardha dhe Zhulati.

Ai shoqërohej nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, deputetja e qarkut Artemis Malo dhe drejtori i ASHK Gjirokastër, Florjan Taçi.

‘Janë rreth 2500 pasuri që presin të çertifikohen në këtë krahinë dhe do hynë në qarkullim civil.  Ju do t’i keni në dorë për t’i zhvilluar më shumë, për t’u pasuruar dhe për t’ua lënë trashëgimi njerëzve tuaj. Ne kemi filluar edhe një proces tjetër shumë të rëndësishëm për ju që është regjistrimi i shtëpive”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai përmendi edhe politikat e Ministrisë së Bujqësisë në ndihmë të blegtorisë, për të rritur numrin e tufave dhe për të shtuar krerët e të imtave në gjithë këtë zonë të pasur me kullota dhe pyje. Zhulati është gjithashtu edhe pjesë e programit zhvillimor ‘100 Fshatrat’.

Regjistrimi i tokave bujqësore në Gjirokastër është një proces që ka avancuar ndjeshëm dhe pritet të finalizohet së shpejti. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon ngushtësisht me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, për të krijuar çdo lehtësi të nevojshme ndaj atyre që kërkojnë të marrin çertifikatën e pronësisë së tokës bujqësore. ​

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë