Në të tretën ditë, banorët e Rrjolit të Shkodrës vijuan protestën kundër ndërtimit të resortit luksoz të ndërtuesit dhe botuesit Bashkim Ulaj. 25 banorët që u shoqëruan një ditë më parë, janë liruar dhe u rikthyen sërish në protestë me banorët e tjerë.
Ka mjaftuar një tentativë për të hyrë në kantier dhe kanë nisur tensionet mes tyre dhe policisë. Luigj Pjeshkaj 63 vjeç humbi ndjenjat gjatë përplasjes me policinë ndërkohë që banorët nuk kanë kursyer akuzat ndaj shtetit në këtë moment.
Sipas banorëve, kjo situatë kërkon zgjidhje dhe nuk kanë në plan të bëjnë asnjë hap pas për të mbrojtur tokat e tyre nga resorti luksoz që do të ndërtojë botuesi pranë familjes Berisha, Bashkim Ulaj.
Ditën e nesërme banorët e Rrjollit pas 3 ditëve protestë në rrugën Shëngjin – Velipojë do t’i drejtohen Tiranës ku do të kërkojnë ndihmën e SPAK duke pasur parasysh faktin që prej Marsit të vitit të kaluar ka një kërkesë drejtuar Prokurorisë së Posaçme për të shqyrtuar çështjen e tyre.
Më 15 janar të këtij viti, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për resortin turistik gjigant në zonën bregdetare, ndërmjet Ranës se Hedhun dhe Velipojës. Kompleksi, sipas projektit do këtë sipërfaqe rreth 146 hektarë, një nga investimet më të mëdha turistike në vend. Por për banorët, kjo leje nuk zhbën realitetin e ashpër pasi toka e tyre është zaptuar nga privati dhe shteti është vënë kundër tyre për të shtypur protestën me dhune.
Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga "Gener 2" “Aba Blue Borgo”, sh.p.k. Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër.
Lajmi në përditësim....
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
15.6%
-
Jo
76.8%
-
Jam i/e dyzuar
7.6%
Vota total: 2372
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Punimet në hyrje të Shkodrës vazhdojnë, Rama: Përmirësojmë infrastrukturën dhe sigurinë në qarkullim
16 Mars, 13:59
-
Gara për krerët e rinj/ Nadire Meçorapaj kryetarja e re e PD-së Vlorë, Oligert Muçllari fitues në degën e Pogradecit! Në Shkodër zgjidhet ‘krahu i djathtë’ i Bardh Spahisë, Ardit Qylybyli
15 Mars, 11:11
-
Kurbin/ Banorët e Fushë-Milotit në protestë për rrugën e degraduar: Këtu të merret fryma në dimër e verë nga pluhurat
14 Mars, 13:00
-
Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë, disa të shoqëruar
14 Mars, 12:40
-
Kultivuan 10 mijë bimë kanabisi, GJKKO dënon me 59 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal në Shkodër
13 Mars, 10:29
-
Motoristët e “Wolt” në Vlorë dalin në protestë, kërkojnë rritje pagash dhe lehtësim të kushteve të punës
12 Mars, 20:38
-
Rijetëzimi i Kullave të Veriut, Rama: 450 aplikime nga 13 bashki për hartën dixhitale
12 Mars, 14:14
-
Resorti i Ulajt në Rrjoll/ Kapri: Banorët janë dhunuar, po u grabiten pronat! Kokaj: Fatmir Shpellzaj dëmtoi varrezat, solli kockat e stërgjyshit me një furgon blu
11 Mars, 21:03
-
PS nuk lëshon Ballukun, Lëvizja Bashkë protestë para Kuvendit! Muçi: Rama po e mbron, ndërkombëtarët të reagojnë
11 Mars, 18:40
-
Rritet numri i 'shtëpive të barit' në Shkodër, Task Forca kundër kultivimit të kanabisit: Mbi 1500 bimë të asgjësuara dhe 18 persona të referuar në prokurori
11 Mars, 15:51
-
Shkodër/ ‘Ushtari’ i Licëve i iku përsëri policisë, me vete kishte 2 armë, shokët ‘kyçin’ gojën në polici: Nuk e njohim, e morëm rastësisht në makinë
11 Mars, 11:08
-
Kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit protestë para SPAK, godasin me vezë godinën! Avokati: Kallëzimi për Fatmir Shpellzën, u vodhi pronën (VIDEO)
11 Mars, 10:18