Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë

Qeveria i jep Bashkim Ulajt koncesionin 44,6 milionë euro për Milot - Thumanë! Biznesmeni pranë Berishës merr dhe statusin special për hotelin me 5 yje në Velipojë

Gjurma ku do kalojë korridori blu

TIRANË- Biznesmeni Bashkim Ulaj feston këtë fundvit pa pasur pengesa as akuzat nga Sali Berisha e opozita. Një ditë nga mbyllja e 2024, qeveria e kryeministrit Edi Rama miratoi pasditen e 30 dhjetorit, kontratën koncesionare 44,6 milionë euro pa TVSH për projektimin dhe ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë, 13,5 km i gjatë, pjesë e korridorit blu.

Jo vetëm kaq po në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” në bregdetin e Velipojës.

Të dyja vendimet mbajnë firmën e zv/kryeministres dhe ministre e Energjisë, Belinda Balluku.

Biznesmeni Bashkim Ulaj, ka lidhje të ngushta me Sali Berishën, çka i ka mundësuar të fitojë vazhdimisht tendera dhe koncesione publike pa pasur pengesa as akuzat e opozitës. Dhe kryetari i PD-së, Berisha as këtë herë nuk do të kundërshtojë dy vendimet që qeveria firmosi në mbledhjen e saj të fundit për këtë vit’

Koncesioni për Milot - Thumanë
Qeveria miratoi kontratën e koncesionit me bashkimin e operatorëve ekonomikë “Gener 2”, “Illyrian Consulting Engineers”, dhe “I.D.K – Konstruksion”, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë, 13,5 km i gjatë.

Koncesioni do të kushtojë 44,6 milionë euro pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 (tridhjetë e pesë) vjet nga hyrja në fuqi e saj.

Gjurma e kësaj rruge fillon pranë nyjës së Milotit dhe përfundon pranë rrethrrotullimit të Thumanës. Ky segment ekzistues është një karrexhatë me dy korsi dhe me dy sense lëvizjeje 2×2 (A1), me një trafikndarëse dhe korsi emergjence. Kjo rrugë do të përmirësohet në një autostradë të plotë të Kategorisë A, së bashku me rrugët e shërbimit dhe sistemet e nevojshme ITS.

Pak ditë më parë,  qeveria miratoi një tjetër kontratë me Bashkim Ulajn. Më 18 dhjetori zv/kryeministrja dha lejen për ndërtimin e një termocentrali të ri me kapacitet të instaluar prej 170 MË në Roskovec, Qarku Fier. Ky projekt do të realizohet nga shoqëria greko-shqiptare “Fier Thermoelectric” sh.a e cila aksionerë ka kompaninë greke DEPA COMMERCIAL S.A. 35% dhe kompaninë tjetër greke GEK TERNA Holdings 35% ndërkohë që GENER 2 zotëron 30% të aksioneve. Ndërkohë banorët e zonës protestojnë dhe e kundërshtojnë ndërtimin e saj pasi shkakton ndotjen mjedisore.

Korridori blu me pagesë
Në mbledhjen e qeverisë u miratuan dhe dy kontrata koncesionare për ndërtimin e dy segmenteve të tjera pjesë e të quajturës Korridori Blu. Kontratën Koncesionare për ndërtimin e Kashar-Pezë-Lekaj dhe Kontratën koncesionare për Lekaj - Fier. Aksi Kashar-Pezë-Lekaj me gjatësi 26.6 kilometra ka kosto 474,8 milionë euro pa TVSH, ndërsa aksi Lekaj-Fier me gjatësi 46 km segmenti do të kushtojë 320 milionë euro. 

Kalimi në të gjithë autostradën adriatiko-joniane, quajtur ndryshe Korridori Blu, do të jetë me pagesë nga Balldreni në Lezhë e deri në Fier. Tre kontratat koncesionare të këtij korridori që nisin ndërtimin vitin e ardhshëm dhe arrijnë në vlerën 100.1 miliardë lekë, 1 miliardë euro.

V E N D I M
  PER                                                                                                                                                                                                             

Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Gener 2”, sh.p.k., “Illyrian Consulting Engineers”, sh.p.k., dhe “I.D.K – Konstruksion”, sh.p.k.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 9, e 41, pika 2, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot-Thumanë, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Gener 2”, sh.p.k., “Illyrian Consulting Engineers”, sh.p.k., dhe “I.D.K – Konstruksion”, sh.p.k., që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Kryeministri
Edi Rama
Në mungesë dhe me porosi
Zevendëskryeministri
Belinda Balluku

Resorti ne Velipoje

Subjekti “Aba Blue Borgo”, sh.p.k', me pronar përfitues vëllezërit, Bashkim Astrit dhe Ahmet Ulaj do të ndërtojë  “Resorti Turistik Blue -Borgo”,i konceptuar si fshat turistik ndodhet 2.2km larg fshatit Baks Rrjoll të komunës Velipojë në rrethin e Shkodrës. Ka një sipërfaqe prej 147.2 ha. Rruga kryesore në afersi të pojektit është rruga Velipojë – Shëngjin. Statusi special parashikon lehtësira fiskale.

VENDIM 
  PER
Dhënien e statusit të veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” aplikuesit “Aba Blue Borgo”, sh.p.k.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e statusit të veçantë “Investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” aplikuesit “ABA BLUE BORGO”, sh.p.k.
2. Ngarkohet ministria përgjegjëse për turizmin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 02:01
Qeveria i jep statusin e investitorit special biznesmenit kosovar, do ndërtojë hotel me 5 yje në Shëngjin! 70 mln euro investimi

Qeveria ka dhënë statusin e veçantë investitor në strukturë akomoduese me 5 Yje „Dukagjin Group”, SH.P.K me pronar Ekrem Lluka. Biznemeni kosovar rezulton të jetë dhe pronari i RTV Dukagjini.

Dukagjini parashikon – do ndërtojë hotel me 5 yje në Shëngjin të Lezhës me vlerë investimi, 70 mln euro.

Më 7 maj 2024 Komiteti i Investimeve Strategjike, miratoi statusin “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin e investimit “Dukagjini Resort” me subjekt aplikues "Dukagjini Group Sh.p.k"

Projekti i investimit parashikon ndërtimin e një resorti turistik, ku do të ketë një hotel me 5 Yje me 140 dhoma si dhe njësi akomoduese, së bashku me ambiente shërbimi si restorante, kazino dhe park ujor në Bashkinë Lezhë. Projekti do të realizohet në një sipërfaqe totale prej 59,014 m2, në Shëngjin.

Vlera e investimit për projektin e propozuar parashikohet të jetë 70,200,000 Euro (shtatëdhjetë milion e dyqind mijë) Euro.
 Numri i të punësuarve parashikohet të jetë 218  punonjës. 

 Statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” i jepet projektit të investimit “Dukagjini Resort”, për një periudhë 3 (tre) vjeçare. Me këtë status i ofrohet asistencë në lidhje me dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve të nevojshme për realizimin e projektit, në përputhje me afatet e parashikuara sipas legjislacionit të investimeve strategjike si dhe lehtësira fiskale.

Ndërkohë prokuroria e Kosovës, njoftoi pak ditë më parë se kishte nisur një hetim për falsifikim dokumentesh e pastrim parash, për të cilën po hetohej dhe biznesmeni Ekrem Luka, pronarit të televizionit T7 dhe themeluesit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, si dhe njëri prej zyrtarëve të Spitalit Amerikan në Kosovë, Igli Larashi.

V e n d i m
për
Dhënien e statusit të veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” aplikuesit “dukagjini group”, sh.p.k.
Në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të nenit 33/1, të ligjit nr.93/2015, “për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të turizmit dhe mjedisit, këshilli i ministrave
V e n d o s i:
1. Dhënien e statusit të veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” aplikuesit “Dukagjini group”, sh.p.k.
2. Ngarkohet ministria përgjegjëse për turizmin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “fletoren zyrtare”.
K r y e m i n i s t r i
Edi Rama
Në mungesë dhe me porosi
Zëvendëskryeministri
Belinda Balluku
Ora 01:06
Qeveria miraton kontratën koncesionare për segmentin Lekaj-Fier, pjesë e Korridorit Blu! Për 35 vite kalimi do bëhet me pagesë

1735605007_lekajfier.jpg

Këshilli i Ministrave miratoi më 30 dhjetor 2024 kontratën koncesioare për ndërtimin e segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier.

Me gjatësi 46 km segmenti do të kushtojë 320 milionë euro. Kjo rrugë do të ndërtohet nga bashkimi i disa bizneseve me kryesor  “Fusha” sh.p.k dhe “Agbes Construksion”, “Albavia” sh.p.k. “Kupa” sh.p.k , “Ante-Group”, “Klodioda” sh.p.k,  “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000” dhe “Sphaera” sh.p.k.

Segmenti rrugor i autostradës Lekaj – Fier eshtë pjesë e rëndësishme e Korridorit Adriatiko-Jonian, ndryshe i njohur dhe si Korridori Blu. 

Kalimi përmes kësaj rrugës Lekaj-Fier do të bëhet me pagesë për të paktën 35 vite. Me investimin e ri synohet që automjetet të ecin deri në 120 kilometër në orë. Por për këtë do të duhet që të paguajnë dhe tarifën e qarkullimi. 

Gjurma e kësaj rruge fillon pranë zonës së Luzit të Vogël me mbarimin e aksit Kashar-Lekaj dhe përfundon në fillimin e Bypassit të Fierit pranë zonës së Mbrostarit. 

Projekti parashikon zgjerimin dhe rikualifikimin e 46 km autostradë nga të cilat 10 km do të jenë totalisht të reja, ndërtohen 30 mbikalime dhe nënkalime të reja për automjetet dhe këmbësorët. Përveç aksit kryesor i cili do të jetë me pagesë, do të ndërtohen rrugë alternative pa pagesë për të lidhur zonat e banuara.

Korridori Blu nis në Slloveni dhe përfundon në Greqi, është një nga segmentet më strategjike të Bashkimit Europian, që do t’i mundësojë Shqipërisë ulje të kostove të transportit dhe një rritje të turizmit dhe shkëmbimeve tregtare

Gjurmët ku do të kalojë Lekaj-Fier në rrugë ekzistuese
VENDIM 
  PER
Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier, ndërmjet ministrisë së Infrastrukturës dhe energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë “Fusha”, sh.p.k., “Agbes Construksion”, sh.p.k., “Albavia”, sh.p.k., “Kupa”, sh.p.k., “Ante-Group”, sh.p.k., “Klodioda”, sh.p.k., “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000”, sh.p.k., dhe “Sphaera”, sh.p.k.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 9, e 41, pika 2, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Fusha”, sh.p.k., “Agbes Construksion”, sh.p.k., “Albavia”, sh.p.k., “Kupa”, sh.p.k., “Ante-Group”, sh.p.k., “Klodioda”, sh.p.k., “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000”, sh.p.k., dhe “Sphaera”, sh.p.k., që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Ora 22:25
Ndërtimi i rrugës Kashar-Pezë-Lekaj, qeveria miraton kontratën e koncesionit! Do ndërtohet nga Gjoka Konstruktion

1735605432_1659440577HARTA.jpg

Këshilli i Ministrave miratoi sot kontratën e koncesionit për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtje, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj.

Kashar-Pezë-Lekaj me gjatësi 26.6 kilometra ka kosto 474,8 milionë euro pa TVSH, do të ndërtohet nga Gjoka Konstruksion” sh.a, “Junik” sh.p.k, “Cobial” sh.p.k. “Pepa Group” sh.p.k, “UDHA” sh.p.k. “Geoportal” sh.p.k. dhe “A&E Engineering” sh.p.k.

Ndërtimi i rrugës Kashar – Lekaj (Rrogozhinë), pjesë të Korridorit Blu vjen pas hapjes së autostradës së re Thumanë - Kashar.

Ky aks do të përshkohet për 25 minuta. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë për 35 vite dhe kalimi i mjeteve do të jetë me pagesë  

                                                                                     V E N D I M
                                                                                         PËR
Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar- Pezë- Lekaj, ndërmjet ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., “Junik”, sh.p.k., “Cobial”, sh.p.k., “Pepa group”, sh.p.k., “Udha”, sh.p.k., “Geoportal”, sh.p.k., dhe “A&E Engineering”, sh.p.k.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 9, e 41, pika 2, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., “Junik” sh.p.k., “Cobial”, sh.p.k., “Pepa Group”, sh.p.k., “UDHA”, sh.p.k., “Geoportal”, sh.p.k., dhe “A&E Engineering”, sh.p.k., që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Truth: 01/01/2025 15:32

    Milot - Thumane eshte pothuan autostrade e mbaruar qe kemi 15 vjet qe e perdorim. Ta i jepen 44milion euro per te bere nje gjysem korsi ( emergjence) shtese e per ta vizuar. Me kete cmim 4milion euro per km Greqia po nderton autostrade nga e para mes kodrave nga Janina ne Kakavije. 2. Kashar - Lekaj mes disa kodrave dhe pastaj kryesisht fushore kap 18milion euro Km . Nuke e di cfare ndodh por nese dikush beson akoma te SPAK pas ketyre shifrave qe po degjojme duhet te jete ose brenda taves se shifrave ose i cmendur. Ketu po edukihet nje shoqeri hajdutesh nga koka te kembet. Fshataret po perzuejne produktet. Gjalpi me margatine, qumeshti me lloj lloj hilesh urine kafshesh e niseshte, uje rasti me i mire. Gjelat e detit me gur te qepur ne stomak. Po kthehemi ne nje komb mashtruesish. Komb tamam by....ash.

    Përgjigju
  • Dyrrahu: 31/12/2024 18:39

    18 milion euro kilometri per Kashar Lekaj???Shume po mbajne ne kurriz shqipot!

    Përgjigju
  • Lomi: 31/12/2024 12:28

    Qeveria "i ka shpallur luftè korrupsionit".

    Përgjigju
    • Or tej: 31/12/2024 16:18

      Qeveria po i rrahe te fortet me lek or teeeejjjjj

  • toma: 31/12/2024 11:52

    Hotel me 5 yje ne Velipojë? Hajde investim strategjik ne nje vend ku akoma te fortet kane zaptuar truallet pa leje dhe sherbimi me skandaloz qe kam pare pothuajse ne te gjithe Kafe restuarantet e zones. Se nga do vijne ata kliente 5 yje, s'dihet. SI puna e kullave ne Tirane, ngrihen lart por se kush i ble, nuk dihet.

    Përgjigju
  • Pjeter: 31/12/2024 10:38

    Segmenti me dy "karrexhata" e jo me nje,ku secila ka dy korsi per çdo drejtim levizjeje,per ndryshe,shkruajeni te gjithe ne italisht dhe me siguri shqiptatet do e kishin me te lehte ta perkthenin ne shqip!!

    Përgjigju
  • AltinTop: 31/12/2024 10:00

    Hajde socialiste hajde…pasurojne disa persona dhe pjesa tjeter e popullsise ska lek per ilaçe…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, nxirren 3 të pajetë! Shpëton fëmija, policia në kërkim të personit të pestë

Maqedoni e Veriut/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, nxirren 3 të pajetë! Shpëton fëmija, policia në kërkim të personit të pestë