Banorët në Bulqizë protestë për ujin, institucionet: Keni të drejtë, por s'kemi lekë

Pas protestës së zhvilluar pak ditë më parë nga banorët e njësisë administrative Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës në lidhje me mungesën e ujit të pijshëm, kanë ardhur edhe reagimet e institucioneve vendore. Për prefektin e Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, kërkesat e banorëve për furnizim me ujë të pijshëm janë të drejta dhe se pushteti vendor duhet të takojë banorët dhe t’i sqarojë ata në lidhje me investimin.

Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi tha se projekti i financuar për këtë ujësjellës është i ndarë në dy faza. Faza e parë ka mbaruar ndërsa shtoi se vlera e projektit të dytë i rrjetit shpërndarës në familje kap vlerën e 184 milione lekëve dhe është e papërballueshme për buxhetin e Bashkisë. Banorët e Gjoricës kanë paralajmëruar rikthimin e protestave nëse problemi i ujit të pijshëm për ta nuk zgjidhet shumë shpejt.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër