Dhjetëra kamionë me inerte kalojnë në zonë të banuar! Bashkia s’mban premtimin, banorët sërish në protestë: Kemi frikë për jetën e fëmijëve

Me dhjetëra kamionë të ngarkuar me gurë e materiale ndërtimi kalojnë çdo ditë mes zonës së banuar në Mamurras, duke kanosur jetën e njerëzve.

Banorët e lagjes “Demokracia” u hodhën sërish në protestë, pasi kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara u kishte premtuar se më datë 1 shkurt do të devijohet lëvizja e tyre.

‘Presim përgjigje nga Majlinda Cara, e cila në mënyrë monstruoze na ka mashtruar. Kamionët kanë dëmtuar dhe shtëpitë pa llogaritur pluhurin dhe baltën në rrugë. Kryetarja e Bashkisë në protestën që bëmë para 1 muaji, ka premtu se do ta zgjidhë problemin, por sot nuk shihet asnjë. Me zonën industriale në Droje duhet të merren instanca të tjera, si prokuroria. Ndërsa kjo (lagjja Demokracia) është zonë tejet e populluar, janë afër shtëpitë me njëri-tjetrën, ka shumë banorë dhe rruga është shumë e ngushtë. I kërkojmë kryeministrit, Ministrisë së Mjedisit, Drejtorisë rajonale që rruga të zhvendoset një orë e më parë, përndryshe gurorja në Droje do bllokohet nga ne’.- u shpreh një banor.

Ata mbajtën për disa orë të bllokuara mjetet e tonazhit të rëndë, ndërsa thane se protesta do përshkallëzohet deri në mbylljen e gurores që po dëmton mjedisin.

‘Para një muaji kryetarja e bashkisë na premtoi se do ndalojë kamionët por sot shohim se kamionët nuk janë bllokuar. 50 metra nga këtu kemi shkollën, duke kaluar këtu fëmijët u rrezikohet jeta. Përpos kësaj po bëhet masakër mjedisore se janë firma në luginën e Drojës. I bëjmë thirrje institucioneve të reagojnë.’- tha një tjetër banorë.

‘Ajo tha do të vendosim tabelë që të mos kalojnë kamionët. Tha më 1 shkurt nuk do kalojnë më, por nuk e bëri. Ne jemi të zhgënjyer. I bëj apel kryetares bashkisë të mos luaj me fatin e njerëzve’.- u shpreh një tjetër banor.

Ky segment rrugor, nga Droja në drejtim të aksit nacional Mamurras-Tiranë përdoret çdo ditë nga 13 kompani ndërtimi që marrim inerte në gurore për shtrimin e rrugëve apo ndërtimin e pallateve të reja.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë