Aksi i ri Thumanë-Kashar pjesë e “Korridorit Blu” i hapur për qarkullimin e mjeteve më datë 30 qershor, u bllokua për më shumë se një orë pasditen e së mërkurës nga banorë të Krujës dhe Fushë Krujës të cilët ishin organizuar në një protestë.
“Spraj, spraj. Ma hodhi Policia”, tha një i mitur.
Protesta e cila u shoqërua edhe me tensione, me policinë që hodhi edhe spraj lotsjellës, u zhvillua pasi banorët thonë se rruga e re i ka izoluar, mungojnë hyrje-daljet në rrugë dhe i pengon ata që të aksesojnë banesat, bizneset apo pronat e tyre. Nëse nuk merren masa, ata thonë se do të falimentojnë.
“Na kanë mbyll rrugën, na i kanë mbyll të gjitha”, tha një tjetër.
“Nuk ka akses në hyrje. Janë me mijëra banorë që qëndrojnë brenda. Jemi izoluar. Policia e shtetit mos të provokoje”, u shpreh një qytetar tjetër.
Pjesë e protestës ishin edhe përfaqësues të opozitës.
“Sot pas 3 vitesh që kemi dalë në protestë për rrugën Thumanë-Kashar e cila ka vërtetuar paralajmërimet e qytetarëve që kjo rrugë nuk do të ketë hyrje dhe dalje. Ju privohet lëvizja e lirë. Ju kufizohet operimi i bizneseve të tyre. Me çfarë të drejte ju mbyllet rruga nacionale”, tha Andia Ulliri e PD.
“Është një protestë, vazhdim i protestave të mëparshme. I jemi drejtuar të gjitha institucioneve, dhe drejtësisë por akoma nuk ka zgjidhje. Ju e shikon gjithë populli i Krujës këtu. Janë me mijëra biznese të bllokuara. Duhet që kjo rrugë ti shërbeje komunitetit”, Merita Bakiu, e PD.
Për mbarëvajtjen e protestës kishte forca të shumta policie, ndërsa prezent ishte edhe drejtori i policisë së Shtetit, Tonin Vocaj.
-
Kapini e dergojini ne Turqi kto nga kan ardh
Përgjigju -
Bravo ju lumte, me ne fund u ngritet per te drejten tuaj. Per familjet tuaja. Per te ardhmen tuaj. Forca per me shum
Përgjigju-
Po Po Bravo thuju .se pan keta QE skishte hyrje dalje gjate punimeve? Heret Jan kujtu
-











Komente
Komento