Banorët ‘zbuluan’ rrjetin e prostitucionit, drejtuesja kolumbiane mashtronte vajzat me punësim në Tiranë! Fitimet përmes Bitcoin dhe roli i efektives tutore
Gabriela Martinez, drejtuesja e grupit
TIRANË- Gabriela Martinez, 47 vjeçe, ishte koka e një rrjeti të gjerë prostitucioni të shtrirë në Tiranë, që u godit më 21 mars nga sektori i Antitrafikut në Policinë e Tiranës, duke çuar në arrest edhe një efektive policie. Dirigjuesja Martinez është ende në kërkim dhe dyshohet se fshihet në Kolumbi, nga ku drejtonte grupin në bashkëpunim me efektiven Anisa Brahaj, që ishte edhe tutorja, por edhe taksistin Esmerald Sulollari, 39 vjeç, që merrte vajzat kolumbiane nga Rinasi, të cilat më pas shfrytëzoheshin për prostitucion.
Por si u zbulua rrjeti?
Kanë qenë banorë të pallateve që janë ankuar në Policinë e Tiranës, pas hyrjeve dhe daljeve të dyshimta të 44 vajzave nga Kolumbia, të cilat tashmë janë në hetim. Vajzat merrnin me qira apartamente Airbnb në komplekse të ndryshme pallatesh në Tiranë. Pas këtyre denoncimeve, sektori i Antitrafikut zbuloi rrjetin e prostitucionit dhe pas 5 muajsh hetime u zbulua skema e mirëorganizuar.
Si rekrutoheshin vajzat?
Martinez ka arritur që të rekrutojë 44 vajza kolumbiane në Tiranë dhe i ka shfrytëzuar për prostitucion. Kontaktin e parë me vajzat e krijonte përmes një agjencie udhëtimi që kolumbiania dyshohet se ka në pronësi të saj në Kolumbi dhe përmes saj mashtronte të rejat për t’i sjellë në vendin tonë për punësim. Më pas, mësohet se drejtuesja e grupit, investonte tek vajzat e rekrutuara me operacione plastike. 44 vajzat e vëna në hetim janë të moshës nga 18 vjeç deri në 35 vjeç.
Pagesat për një vajzë varionin deri në 250 euro dhe të gjitha të rejat regjistroheshin në faqet online të eskortave. Fillimisht të rejat do duhet t’i shlyenin drejtueses së grupit pagesat deri në 4 mijë euro për operacionet plastike dhe pas shlyerjes së ‘borxhit’ fitimet ndaheshin përgjysmë. Pagesat mësohet se drejtuesja kolumbiane i merrte përmes taksistit Sulollari, i cili ia niste përmes pikave të transfertave të parave ose me Bitcoin.
Nga hetimet ka rezultuar se në vitin 2023, Gabriela Martinez kishte ardhur në vendin tonë dhe ishte takuar me taksistin Esmerald Sulollarin. Pasi ai u arrestua në celularin e tij u gjendën edhe bisedat mes tyre.
Efektivja në rolin e tutores
Në skemë ishte e përfshirë edhe një police e komisariatit numër 4, Anisa Brahaj, e cila kishte rolin e tutores. Ajo siguronte drejtuesen kolumbiane se në ambientet ku ushtrohej prostitucioni nuk do të kishte kontrolle, madje nëse ndonjë prej vajzave do të shoqërohej në polici, do të ndërhynte për liruar. Policja 34-vjeçare aktualisht ndodhet në masën arrest në shtëpi për veprat penale për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Ndërsa, drejtuesja e grupit rezulton në kërkim bashkë me 2 të tjerë, një të huaj 22 vjeçe dhe një shqiptar 30 vjeç.
Arrest në burg
1.
Esmerald Sulollari, 39-vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”
2. Yuly Gomez, 33-vjeçe, për veprën penale “
Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
3.
Liliana Valencia, 23-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
4.
Nicol Benitez, 27-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”
5.
Stefania Marin, 29-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
6.
Nicole Bertel, 27-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:
Arrest në Shtëpi
1.
Elona Muraj, 47-vjeçe, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim, “Shfrytëzim i prostitucionit”.
2. Anisa Brahaj, 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
12.4%
-
Jo
78.7%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 395
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë/ 8 në pranga, mes tyre edhe 1 policja tutore! ‘Koka’ një kolumbiane, paratë i merrte me Bitcoin! Shfrytëzoheshin rreth 44 vajza
21 Mars, 09:50
-
E kishte kthyer lokalin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohet administratorja dhe një 39-vjeçare (EMRI)
16 Mars, 13:46
-
‘Fole’ prostitucioni në Berat, arrestohet tutorja 19-vjeç! Nën hetim dy motra, njëra prej tyre e mitur
7 Mars, 12:09
-
Prostitucion në lokalin e njohur në Milano, media italiane: Pronari dhe mashtruesja ‘seriale’ i pastruan në Shqipëri 80 milionë eurot e përfituara nga veprimtaria kriminale, i çuan me Lamborghini
5 Mars, 21:17
-
Sarandë/ Shfrytëzonin një 16-vjeçare për prostitucion në lokalet e marra me qira, gjykata lë në burg 2 gratë
26 Shkurt, 16:42
-
Sarandë/ Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, arrestohen 2 gratë! Aktiviteti në dy lokale me qira, tetë javë hetime! Sekuestrohen edhe pará (VIDEO)
24 Shkurt, 11:36
-
Elbasan, rritet numri i grave që ushtrojnë prostitucion, vijnë nga Spanja e Kolumbia
15 Shkurt, 15:23
-
Çmontohet ‘çerdhja’ e prostitucionit në Vlorë! Shpallen në kërkim dy tutoret, njëra ruse, tjetra ukrainase
7 Shkurt, 14:16
-
Tiranë/ Fitoi 200 mijë euro brenda një viti duke shfrytëzuar për prostitucion 16 femra të huaja online, 'Escort' shpall në kërkim 36-vjeçarin (EMRI)
4 Shkurt, 15:25
-
Vlorë/ Shfrytëzonin dy ukrainase për prostitucion, në kërkim dy tutoret e huaja
3 Shkurt, 09:07
-
Lushnjë/ Kthyen servisin në ‘dyqan’ kokaine, arrestohen pronari dhe punëtori! Pranga dhe kuçovarit klient, shfrytëzonte për prostitucion një 24-vjeçare
27 Janar, 13:53
-
'Një fundjavë 5 mijë paund', eskorta rrëfen çfarë ndodh pas dyerve të Forumit në Davos
23 Janar, 12:33