TIRANE - Një punëtor i një firmë ndërtimi të një pallati në rrugën “Mustafa Matohiti” ku banon kryeministri Sali Berisha në kryeqytet, është plagosur pasditen e sotme (rreth orës 15:00) nga një banor i zonës për shkak të zhurmës nga punimet që po kryheshin.

Renato Bajraktari, 24 vjeç është qëlluar me thikë nga Dritan Dangëllina pas një konflikti mes tyre për pallatin që po ndërtohet në krah të pallatit të Kryeministrit.

Sipas gazetarit të televizionit A1Report, Arsen Rusta, mes punëtorit Bajraktari dhe autorit Dangëllina ka pasur konflikte të vazhdueshme. Autori kontestonte zhurmën dhe punimet që po kryheshin. Ky version i ngjarjes bëhet i ditur nga vetë 24-vjeçari gjatë dëshmisë së tij dhënë në komisariatin numër 1 të policisë së Tiranës.

foto vrasje me logo
(Në foto pallati që po ndërtohet në krah të pallatit të Kryeministrit Berisha)

Punonjësit e policisë kanë arrestuar në flagrancë Dritan Dangëllinë, si autor të plagosjes së 24-vjeçarit, i cili pasi u dërgua në spital mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.  Uniformat blu sekuestruan si provë materiale thikën me të cilën u krye plagosja.

pallati i berishes
(Në foto rruga “Mustafa Matohiti”, ku ndodhet pallati i Berishës)

Redaksia online
(eç/gm/shqiptarja.com)