Laureta Nikolli, e cila është një nga banoret e zonës së '5 majit' që preket nga projekti i rindërtimit dhe rikualifikimit urban, është gjobitur me me 1,284,520 lekë për ndërtim të paligjshëm. Sipas procesverbalit që siguron Report Tv, Nikolli është gjobitur për ndërtim pa lejen përkatëse të një strukture druri me sipërfaqe 40 metër katror.
Sipas procesverbalit të IMT, ky objekt është ndërtuar pa leje dhe pengon zbatimin e projektit për zonën e re në zhvillim në njësinë 4 dhe 8 tek '5 maji'. Por Laureta Nikolli, ka reaguar në lidhje me këtë gjobë që i është vënë. Ajo shprehet se është gjobitur vetëm ajo, sepse duaj t'i bëjnë presion.
Mësohet se Laureta Nikolli, është njoftuar nga Bashkia Tiranë përmes një shkrese për prishjen e objektit të kundërligjshëm.
"Jeni të lutur në kuadër të një bashkëpunimi me ju dhe në dobiu të komunitetit për të realizuar këtë vepër publike, të bëni lirimin e objektit." Nga IMP, Bashkia Tiranë, do të ndërhyhet në datë 22.02.2022."-thuhet në shkresën e Bashkisë.
Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë vendosi të takojë 3 përfaqësues të protestuesve të '5 majit' në ambientet e Kuvendit. Ai takoi pikërisht Laureta Nikollin, Liza Markun dhe Arjana ngotën. Kujtojmë se Nikolli nxorri edhe një video në rrjete sociale gjatë takimit me Ramën ku pretendonte se kryeministri nuk i dëgjon.
Ajo flete gjobe duhet te te kishte ardhur shume kohe me pare!Pyeti te gjithe te afermit e tu qe i ke jashte, asnje nuk guxon te ngule nje derrase pa marre leje me pare. Te prishin shtepine dhe pas 15 vitesh kur e ke pa leje sic ka ndodhur ne Angli! Ke shkuar te ankohesh taman te ai qe ju zbriti e ju lejoi te ndertoni pa leje ku deshet per t'ju perdorur me pas mish per top ku i tekej!
Përgjigju