‘Ligjet’ seancë dëgjimore me banorët e ‘5 Majit’, mungon Veliaj! PD: Të vijë kreu i Bashkisë! Nënë Liza: Më përzutë nga shtëpia si xhandarët e Zogut! Kush e dhuron nga ju banesën?

TIRANË-  Shembja e shtëpive në lagjen ‘5 Maji’ u diskutua edhe në komisionin e ligjeve, ku të pranishëm ishin edhe banorët e prekur nga rindërtimi. Ata deklaruan se u nxorrën brutalisht nga shtëpitë dhe se nuk po kompensohen në mënyrë të drejtë. Sqarimin e tij, Kryebashkiaku Veliaj e dërgoi nëpërmjet një shkrese me shkrim.

Te pranishëm në seancën dëgjimore u bënë për herë të parë banorët që u prekën nga projekti. Një prej përfaqësueseve të banorëve, simboli i protestës, Liza Marku tha se u nxorrën brutalisht nga shtëpitë, ndërsa kërkojnë kompensim të drejtë.

 "Çfarë do bënin 1300 polica me 3 të vobektë, kanë ardhur kanë plas në shtëpinë ne si xhandarët e Zogut njëherë  e një kohë. Kur kam dash me marrë rrobat, me marrim ilaçet, lekët e bukës jo asgjë nuk na lanë. 4 policë na nxorën jashtë, me këtë shtet dhe kryetar bashkie jemi duke hyrë në gropë. Kryetari i Bashkisë me qenë burrë, vjen në shesh të burrave, se unë jam plak për me më nxjerrë gjithë ata policë", tha nënë Liza.

Mungesa e kryebashkiakut ka sjellë pakënaqësi të opozitës. Veliaj ka argumentuar qëndrimin e Bashkisë me shkrim, por deputetët Dhurata Çupi dhe Enkelejd Alibeaj, kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes deri në ardhjen e kryebashkiakut.

“E shtyjmë deri sa të jetë kryetari i Bashkisë, është çështje mbijetese e banorëve", tha Çupi.

"Ç’është ky që nuk begeniska as njerëzit, po as Kuvendin, të japë sqarime nëse është me ligjin, i themi ne, je me ligjin, ia themi dhe ne, shkresa të tilla ka lëshuar pa fund. Duhet të përballet me njerëzit, duhet të sqarojë, janë në hall, janë pa shtëpi dhe nuk ua ka shkaktuar tërmeti, por shteti, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj", tha Alibeaj.

Në përgjigje të kërkesës së tyre, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se argumentimi me shkrim i Veliaj është sipas ligjit.

"I është përgjigjur duke sjellë përgjigje me shkrim.  I ka përmbushur detyrimet e tij që i jep ligji, ka paraqitur informacione shteruese", tha Bushka.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano tha se ndërhyrja e policisë u bë pas kërkesës së Bashkisë.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit ndërmori aksionin e fundit në zonën e 5 majit në Tiranë në 19 janar duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:42
Banori që u vetëprangos në tarracën e shtëpisë, Ledion Mziu: Shtëpinë e kam me certifikatë pronësie, jam në proces të hapur gjyqësor me Bashkinë

1643384589_1643383279banori.jpg

Ledion Mziu është një nga banorët e ‘5 majit’ i cili rezistoi për prishjen e banesës, madje u lidh edhe me pranga edhe në çatinë e shtëpisë. Sot Mziu mori pjesë në dëgjesën e kërkuar nga opozita në Komisionin e Ligjeve.

Sipas Mziut, ai nuk ka firmosur asnjë marrëveshje me Bashkinë Tiranë, madje sipas tij ndërhyrja e IKMT ka qenë në thyerje të ligjit, pasi ai disponon certifikatën e pronësisë, madje është edhe në një proces gjyqësor të hapur me Bashkinë

“Duhet të ishte i pranishëm edhe Gledis Nano, i kemi kërkuar, familja ime i ka dërguar një e-mail zyrtar dhe i kam kërkuar.

‘Jam njoftuar për lirimin e banesës, e kam me certifikatë pronësie. E kemi ankimuar . I kërkoj policisë të më ofrojë mbrojtje ditën e prishjes, sepse nuk kam firmosur asnjë marrëveshje me Bashkinë, jam në proces gjyqësor të hapur. Shtëpia ime do jetë e mbyllur dhe kur te vijë IKMT e vetmja gjë që mund të bëj është të kundërshtoj hyrjen’,

Shtëpia ime është e pajisur me certifikatë pronësie, që ta marrësh këtë truall do duhet një aktmarrëveshje dypalësh. Ky e-mail mban datën 25 dhjetor 2021, ka ndodhur fiks ajo që kisha parashikuar, IKMT ka ndërhyrë me dhunë në shtëpinë time. Pyetja ime është që kur ka filluar IKMT t’iu mbështesë në arrestime”, tha Mziu.  

Ndër të tjera shtoi se familja e tij ishit nën trysni dhe kanë qenë te psikologu.

“Ditën që më kanë prishur shtëpinë, kam marrë prangat dhe jam vetë-prangosur në tarracën e shtëpisë. Ishin pranga plastike. Unë zotëroj dhe një video ku shihen 11 punonjës policie që më kanë arrestuar e dhunuar. Nuk e kuptoj se përse 11 punonjës policie nuk mund të bëjnë shoqërimin normal të një personi. Jam futur në banesë dhe kam nxjerrë me dhunë nënën time, motrën, vëllanë jo, sepse unë kam tre qen një shtëpi dhe vëllai nxori qentë që të mos iu duheshin efektivëve të policisë. E kam parë veten në video se si më kanë dhunuar. E kam gati kallëzimin penal po se kam dorëzuar sepse  gjithë familja ime ndodhet në trysni psikologjike të rëndë, madje kemi  qenë te psikologu dhe kemi kërkuar disa momente qetëse për të dhënë deklarimet tona. Kamë dhe videot që e qartësojnë të gjithë situatën”, tha Mziu.

Ora 16:27
Nënë Liza: Më përzutë nga shtëpia si xhandarët e Zogut! Vutë 1300 policë para një plake të vobektë! Veliaj po qe burrë të vij këtu në shesh të burrave

Liza Marku, e njohur si Nëna Liza që preku zemrat e shqiptarëve pas shkatërrimit të banesës së saj nën lagjen 5 Maji, ka qenë e pranishme në seancën dëgjimore për prishjet ete 5 maji në Komisionin e Ligjeve. Nënë Liza tha se ajo kërkon nga shteti t'i jap përgjigje të saktë se çdo bëhet me të dhe se deri tani nuk ka firmosur asnjë kontratë. Nënë Liza tha se policiët u sollën me të si të ishin xhandarët e Zogut , nuk e lanë as të hynte në banesë  për të marrë ilaçet, rrobat apo edhe paratë e bukës që i kishin mbetur brenda banesës, që sot kanë mbetur vetëm rrënoja.

Nënë Liza: Në as jemi vra dhe as jemi pre, po dukem përgjigje të saktë nga shteti. ose të na marrin të na pushkatojnë të bregu i lumit. Policia kishte bërë shtetrrethim te 5 maji. çfarë do bënin 1300 polica me 3 të vobektë, kanë ardhur kanë plas në shtëpinë ne si xhandarët e Zogut njëherë  e një kohë. Kur kam dash me marrë rrobat, me marrim ilaçet, lekët e bukës jo asgjë nuk na lanë. 4 policië na nxorrën jashtë, me këtë shtet dhe kryetar bashkie jemi duke hyrë në gropë. Kryetari i Bashkisë me qenë burrë, vjen në shesh të burrave, se unë jam plak për me më nxjerrë gjithë ata policë.Këtu s'ka drejtësi, drejtësia ka mbaru, këtu s'ka shtet. Mua s'më gënjen as Erion Veliaj dhe as Edi Rama. Une fle akoma në rrënoja. Kush e dhuron nga ju shtëpinë?
Unë ia dua metrat e shtëpisë nji më nji, asnjë cm më shumë e asnjë më pak. Më kanë nxjerrë 4 policë me një plakë, është turp për shtetin shqiptar. Me këtë shtet, me Erion Veliaj, ne s'po hyjmë në Europë, por në gropë. Erion Veliaj, po qe burrë të vijë këtu.

Bushka: Keni ardhur për politike apo për të treguar hallin tuaj. Zonja Liza flisni për problemin dhe shqetësimin që keni për pronën tuaj.

Nënë Liza: Unë kam ardhë për hallin tim, Nona nuk e njeh politikën. Unë vdes në rrënoja dhe nuk dal nga shtëpia, unë jam malësore dhe nuk trembem nga askush.

 

Ora 16:01
Dëgjesa për ‘5 majin’ te Komisioni i Ligjeve, Nano: Kemi ndërhyrë pas shkresës së Bashkisë për t’i siguruar punën IKMT pas rezistencës së banorëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka marrë pjesën në dëgjesën e Komisionit të Ligjeve për ‘5 majin’. Nano tha se policia ka ndërhyrë në prishjen e banesave tek zona e 5 majit pas shkresës së Bashkisë Tiranë për të siguruar që punonjësit e IKMT-së të kryenin detyrën e tyre.

“Bazuar në kërkesat e vazhdueshme të IKMT kanë mbështetur për lirimin e sheshit të 5 majit. Komisariati i policisë nr.4 ka marrë masa për sigurimin e kushteve të punës për punonjësit e IKMT. Nga Bashkia Tiranë me shkresë nr.17 është kërkuar mbështetje nga komisariati nr.4 në tiranë, janë marrë masa të nevojshme për mbështetje referuar rezistencës së hasur më parë nga banorët. Shërbimet policore, janë vendosur në zonë në orën 07:00 në datën 19, ku rreth orës 08:00 kanë filluar veprimet e IKMT për prishjen e banesave. Ka patur reagimet te dhunshme nga disa banorë që penguan futjen e fadromave, është tentuar ti vihet flaka një automjeti. Është ndërhyrë duke shoqëruar 5 shtetas që kundërshtuan punonjësit e policës dhe penguan punën e punonjësve të IKMT. Është përdorur forcë proporcionale në raport me mosbindjen.

Këta shtetas kanë kundërshtuar policinë e shtetit për hapjen e rrugës dhe se në një intervistë për media shtetasi Elson Marku ka kërcënuar kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Në komisariatin e policisë ka ardhur një denoncim nga një operator, i cili pretendon se është dhunuar nga forcat e policisë. Materialet u referuan në prokurorinë e Tiranës dhe për këtë rast u nis një procedim penal. U prishën total 10 banesa, u mobilizuan 92 policë”, tha Nano.

Nano u larguar nga dëgjesa pas fjalës së tij, por ky veprim ka ngjallur reagime nga deputetët e opozitës që ishin në komision dhe nga banorët e “5 Majit”

“Nuk iket ashtu me vrap nga komisioni. Nëse ky është i përpirë nga sindroma e të shmangurit e ka nisur në rrugë jo të mbarë. Është detyrim i madh të vish në komision  të ligjeve dhe tu përgjigjesh qytetarëve. Një gjë ia ka thënë Veliaj dhe 2 ka dëgjuar intervistat se na paskan kërcënuar Veliajn”, tha deputeti Enkelejd Alibeaj

Ora 15:52
Gogu ironi me Alibeajn: Drejtuesi politik i Fierit, Vlorës, Shkodrës dhe gjithë Ultësirës Perëndimore

Po zhvillohet me debate mbledhja e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme për shembjen e banesave te “5 Maji” në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PS, Toni Gogu nuk kurseu ironinë për kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili ka marrë detyra shtesë së fundmi në këtë forcë politike.

“Kryetari i grupit parlamentar të PD, drejtuesi politik i Fierit, Vlorës, Shkodrës dhe gjithë Ultësirës Perëndimore do të marrë edhe detyrën e anëtarit të këshillit, ka dëshirë ta marrë ka një zgjedhje të japë dorëheqjen nga anëtari i Kuvendit ku bëhen ligje dhe të shkojë të garojë për anëtar të këshillit bashkiak. Nuk ia zgjidhim ne hallin. Nëse do ta dëgjojë kryebashkiakun live, të marrë detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak. Po kjo ndodh në 2023”, tha Gogu.

 

Ora 15:35
Veliaj mungon në seancën dëgjimore për ‘5 maijin’, Dash Sula: Nuk ka asnjë vlerë dëgjesa me Gledis Nanon, Policia ka zbatuar vendimin e Bashkisë

Partia Demokratike vijon të këmbëngulë që në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve duhet të jetë i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Deputeti Dash Sula tha se nuk ka asnjë vlerë seanca dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, pasi policia ka zbatuar vendimin e Bashkisë Tiranë.

“Kam një qasje tjetër, për mua s’ka asnjë lloj rëndësie përpara dëgjesës që duhet të kemi me Veliaj, sepse jam i sigurt që policia ka zbatuar një shkresë që është drejtuat nga Bashkia Tiranë. Policia këtu është aktori i fundit në të gjithë këtë histori. Nëse mund të ketë tejkalim kompetencat është diçka që mund të korrigjohet. Nëse konsumojmë dëgjesën me Veliajn, të gjithë aktorët e tjerë këtu s’do kenë asnjë lloj vlere. Moraliteti duhet të jetë në radhë të parë. Fatin e këtyre banorëve mund ta kishte kushdo. Kryetari i Bashkisë ka demonstruar që nuk e pyet më këshillin bashkiak, si me inceneratorët, i firmos vetë shkresat”, tha Sula.

Ora 15:06
Veliaj mungon në seancën dëgjimore me banorët e ‘5 Majit’, Alibeaj: Ç’është ky që s’begeniska për Kuvendin?

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar prezencën e kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën dëgjimore. Sipas tij, mungesa e Veliaj në seancën dëgjimore është tallje për Kuvendit.

"Ç’është ky që nuk begeniska as njerëzit, po as Kuvendin, të japë sqarime nëse është me ligjin, i themi ne, je me ligjin, ia themi dhe ne, shkresa të tilla ka lëshuar pa fund. Duhet të përballet me njerëzit, duhet të sqarojë, janë në hall, janë pa shtëpi dhe nuk ua ka shkaktuar tërmeti, por shteti, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Duhet të vijë për të ruajtur fytyrën, nderin dhe dinjitetin e Kuvendit të Shqipërisë, të shqiptarëve. Shteti nuk duhet të japë sqarime të vetat, jo po Këshilli Kombëtar është tallje me Kuvendin dhe me ne, është dëgjesë, se nuk janë vetëm këto, po të gjithë që presin t’u shemben shtëpitë", tha Alibeaj. 

Ora 14:52
Seanca dëgjimore me banorët e ‘5 Majit’, Çupi” Të shtyhet derisa të vijë Veliaj! Bushka: I ka përmbushur detyrimet ligjore, solli shkresën

Përfaqësuesja e PD-së, deputetja Dhurata Çupi, ka kërkuar që të shtyhet seanca dëgjimore derisa të vij kryebashkiakut Erion Veliaj.

“E shtyjmë deri sa të jetë kryetari i Bashkisë, është çështje mbijetese e banorëve, në mes të dimrit janë nxjerrë jashtë, nuk i është dhënë asnjë mundësi strehimi, janë prishur banesa në tetor dhe akoma nuk kanë marrë bonusin e strehimit, marrëveshjet janë  copa letrash ku askush nuk kupton çfarë merr dhe çfarë jep. Çdo ditë prishen nga 3 banesa. Abuzim me detyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj”, tha Çupi.

Megjithatë, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se në argumentimin me shkrim, Veliaj i ka përmbushur detyrimet ligjore. 

"I është përgjigjur duke sjellë përgjigje me shkrim. Kemi organizuar dëgjesën se e kemi detyrim, kemi gatishmërinë për çdo informacion tjetër, do të dëgjojmë dhe të tjerë të ftuar dhe kjo do të vijojë sipas kalendarit që e kemi vendosur bashkë, se i ka përmbushur detyrimet e tij që i jep ligji, ka paraqitur informacione shteruese", tha Bushka. 

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/01/2022 02:45

    Liza Marku,keshtu sic po i vete ti shtetit,keshtu te erdhi dhe i zoti i tokes aty qe ti ia ke /xane/?Keshtu t'i kerkoi ai meter per meter sip.qe ti ia zure,sic po ia kerkon sot shtetit ti?Me cfare do t'ia kompensosh me kullen qe ke pas dhe qe ve bast,e ke akoma,apo me sip.nga pronat e Saliut qe ju la te livadhisni si donit?

    Përgjigju
  • Gripi: 28/01/2022 20:34

    Nuk kam simpati fare per Veliajn por shume shume mire qe nuk vjen aty ku ju perdhosni shtetin. Do vij kryetari i bashkise te bisedoje me Lizen e maleve. Lizes po ti marresh nje hu gardhi ne malesi te qit pushke dhe futesh perjete ne gjak. Ne tirane Liza zapton dhe ben foltore ne parlament. Ikni more palaco megjithe kete show banal zaptuesish.

    Përgjigju
  • Meno: 28/01/2022 19:49

    Per te share e akuzuar si ne rastin e FSHF, me ose pa te drejte, tjeter pune, kane kohe per takime dhe bisede formale dhe "informale" apo per theatro gjoja gjoja me RENEA ne Rinas. Kurse per ceshtje te interesit publik si kjo e prishjes se shpive dhe teperimit te forces, as qè e fishkellejne te marrin pjese. Te pakten edhe nje lloj etike ne minimum nuk shprehin. Cfare majmunash.

    Përgjigju
  • Albania: 28/01/2022 18:37

    Kjo eshte propogande qe ushqen anarshine dhe jo ligjin. Cfar do nje zaptuese toke me teper se cmimin e tullave? Keshtu mendoni se vihet ne pushtet? Populli sheh e gjykon,dhe u vlereson.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite