Banorët e Astirit protestë para Prokurorisë së Tiranës/ Policia: Lironi rrugën ose do zbatojmë ligjin (VIDEO)

TIRANE- Me thirrje “Qeveria e krimit” dhe “Ndaloni punimet”, banorët e Astirit të shoqëruar edhe nga ish-deputetë të PD-së, kanë nisur protestën para Prokurorisë së Tiranës.

Ndonëse një pjesë e mirë e banesave të tyre tashmë janë shembur për t'i hapur rrugë projektit të Unazës së Re, ata kanë dalë me një tjetër kërkesë " Të hetohet projekti i Unazës së Re". 

Po ashtu, banorët kërkojnë që tenderi i Unazës së Re të anulohet, pasi sipas tyre është i korruptuar, dhe të hetohen personat që kanë përfituar deri tani.

Policia i ka kërkuar banorëve që të lirojnë rrugën përndryshe do të zbatojmë ligjin.

Bllokimi i rrugës është një vepër penale e cila me ndryshimet në Kodin e Ri penal dënohet deri në tre vite burg.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 25/11/2019 12:30

    Policia mos bej thirrje por zbato ligjin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë