E përjavshmja Caras, nxjerr në kopertinën e saj trekëndëshin më të nxehtë të momentit. Ajo ka konfirmuar zërat se, Bar Rafaeli dhe futbollisti Pique, kanë patur një flirt mes tyre. Kohët e fundit, këngëtarja Shakira ka shkuar shpesh herë në Los Angeles për punë dhe këto kohë dhe Bar është parë gjithmonë e më shpesh në Barcelonë dhe në stolat e stadiumit për të ndjekur Gerard. Tani pritet vetëm reagimi i Shakirës, e cila është e dalluar për temperamentin e zjarrtë. Për dashurinë ndaj futbollistit ajo braktisi pas 11 vjetësh dashuri, Antonio de la Ruan, djalin e ish-presidentit të Argjentinës.
Su/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Su/ Shqiptarja.com




