Barazia gjinore në politikë, ku qëndron Shqipëria në arritjen e standardeve dhe çfarë duhet të përmirësojë

Barazia gjinore në politikë, ku qëndron Shqipëria në arritjen e standardeve dhe çfarë duhet të përmirësojë

Përfaqësimi i grave në politikë, në vitin 2017

Tiranë, 26 qershor 2018 - UN Women në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë organizoi Konferencën Kombëtare: “Standardet e Përfaqësimit dhe Pjesëmarrjes së Barabartë në Politikë: Një Vit Përpara Zgjedhjeve Vendore”.

Me një pjesëmarrje të nivelit të lartë përfshirë deputetë, përfaqësues të partive politike, bashkëkryetarë dhe anëtarë të Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, OSBE-së dhe partnerë ndërkombëtarë, konferenca shërbeu si një forum për të diskutuar se ku qëndron Shqipëria në arritjen e standardeve të barazisë gjinore në politikë dhe për të propozuar një sërë rekomandimesh.

Zv/Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi u shpreh se çështjet që kanë nevojë të adresohen dhe që Kuvendi i vlerëson në këtë proces konsultimi janë dhënia fund e praktikës së kandidimit formal të grave dhe vajzave dhe refuzimi i tyre për t’u dorëhequr për t’i lënë mandatin një kandidati burrë.

Oerd Bylykbashi, Bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, u shpreh se mekanizmi i kuotës duhet forcuar përmes refuzimit të listave si një garanci për zgjidhje.

Diskutimet u bazuan në dy botimet më të fundit të UN Women të prezantuara në konferencë: Indeksi Kombëtar “Pengesat për Pjesëmarrjen e Grave në Zgjedhje”, hartuar në bashkëpunim më Universitetin e Oksfordit dhe një studim mbi “Standardet e Përfaqësimit të Barabartë në Partitë Politike”, të hartuar në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Politike. Të dy studimet u financuan nga qeveria suedeze.

Indeksi përqëndrohet në çështje specifike dhe pengesa potenciale që mund të kufizojnë lirinë e pjesëmarrjes së grave në zgjedhje në Shqipëri dhe si variojnë këto pengesa nga qarku në qark. Ai tregon se përgjithësisht gratë kanë pengesa të konsiderueshme sa i përket të drejtës së tyre për t’u përfaqësuar dhe marrë pjesë në zgjedhje.



Gratë rezultojnë të kenë vetëm disa pengesa në të drejtat e tyre për të votuar.

Përgjithësisht gratë në Berat, Dibër dhe Korçë duken se kanë hasur më pak pengesa për të ushtruar të drejtat e tyre politike në zgjedhjet parlamentare të 2017, ndërsa gratë në Lezhë, Elbasan dhe Kukës përballen me një situatë të kundërt.

Indeksi mund të përdoret nga aktorë kombëtarë ose ndërkombëtare për të identifikuar çështjet kyçe sa i përket grave në zgjedhje në nivel kombëtar dhe vendor. Studimi mbi Partitë Politike prezanton një analizë të detajuar të standardeve të partive politike në Shqipëri nga perspektiva gjinore.

Sipas studimit, ekspertët, politikanët gra dhe burra dhe publiku mendojnë se kuotat në Kodin Zgjedhor janë zgjidhja më e mirë për të siguruar përfaqësimin e grave, shoqëruar me më shumë fonde në dispozicion për gratë në parti dhe gjatë fushatave politike dhe më shumë promovim në media.

Disa parti politike vazhdojnë të hasin sfida në zbatimin e kuotës prej 30% në listën e kandidatëve dhe i vendosin gratë me shanse më të ulëta për të fituar vend në parlament në fund të listës.

Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri, Brian Williams theksoi: “Kur diskutimi nuk do të fokusohet më tek mungesa e kapacitetit apo ambicies politike të grave, por në barrierat institucionale dhe kulturore që ato hasin në politikë, vetëm atëherë do të jemi në gjendje të shohim një ndryshim të vërtetë dhe të qëndrueshëm.

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Johan Ndisi u shpreh se ka ende punë për të bërë, kuota nuk po zbatohet plotësisht dhe grate janë të nënpërfaqësuara.

Konferenca shërbeu dhe si një forum për të ndarë dhe finalizuar rekomandime për punën aktuale të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, të cilat janë përgatitur nga grupe të ndryshme interesi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen