Barazimi historik me Ajaksin, presidenti Meta nderon ekipin e “17 Nëntorit”

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një ceremoni në ambientet e presidencës, për të përkujtuar dhe nderuar ekipin “17 Nëntori”, që arriti një rezultat historik më 16 shtator të vitit 1970 në Tiranë kundër ekipit të Ajaksit të Holandës.

Të pranishëm në këtë ceremoni jubilare, kanë qenë futbollistët e ekipit aktual të Tiranës, figura të njohura të sportit shqiptar dhe historisë së klubit bardheblu.

Dy gola të Suurbier në minutën e 19` dhe të 58` i jepnin avantazhin Ajaksit të Nekens me shokë, por brohorimat e tifozëve u japin zemër futbollistëve të Tiranës (17 Nëntorit) në atë kohë, të cilët me dy gola të Kazanxhi e Çeços, i marrin një barazim historik Ajaksit.

Duke përfituar nga ky takim, theksoj se sporti nuk është vetëm  aktivitet individual, por edhe aktivitet shoqëror. Duhet ti kushtojmë rëndësi zhvillimit të sportit elitar. Kur ai arrin majat, vendi ndihet krenar. Ky është një mesazh që na ka dhuruar ekipi i asaj kohe. Sot shpreh urimet më të mira Tiranës se vitit 1970 dhe 80 e më pas, pasi kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm për të çuar Shqipërinë në Europë përmes sportit.

Presidenti Ilir Meta 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 19/09/2018 20:29

    Nderi i Kombit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja