Barazimi me Atletico Madridin
Anceloti: I kënaqur me skuadrën

Barazimi me Atletico Madridin<br />Anceloti: I kënaqur me skuadrën
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti mendon se skuadra e tij ka luajtur mirë në përballje me Atletico Madridin (1-1), në sfidën e parë të Superkupës së Spanjës.
 
Pavarësisht se “Los Blancos” nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim, megjithatë, tekniku italian thotë se të përzgjedhurit e tij kanë treguar performancë të mirë, sidomos në pjesën e dytë.
 
 “Unë mendoj se ekipi ka luajtur mirë, me një ritëm të jashtëzakonshëm, duke e kontrolluar lojën gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Ancelotti.
 
“James Rodriguez bëri me të vërtetë mirë. Goli i tij do t’i jap besim më të madhe. Mendoj se i terë ekipi ka qenë më i drejtpërdrejt në gjysmën e dytë”, tha ai.
 
Ancelotti e pranon se pas këtij barazimi, tani Atletico Madrid ka një avantazh të lehtë, por ai ka shtuar se “Real Madrid do të jap më të mirën për ta fituar Superkupën”. 




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale