TIRANË- Barazimi me Danimarkën është një rezultat pozitivë, prandaj tani duhet  të mendojmë për Serbinë, tha Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
I intervisutar në përfundim të takimit mes Shqipërisë dhe Danimarkës,  luajtur në "Elbasan Arena", në kuadër të turit dytë të grupit "I" në eliminatoret e Europianit "Franc 2016", Duka nuk dramatizon, por motivon skuadrën për takimin e radhës, atë ndaj Serbisë në Beogradë.
"Zhvilluam një ndeshje më të mirë se ajo në Portugali dhe kemi udhëhqur deri në minutën e 81-të. Goli i Danimarkës erdhi si pasojë e një pakujdesie në mbrojtje dhe mund të them se jemi ndëshkuar", tha Duka. "6 pikët do të ishin ideale në dy ndeshjet para por ja që nuk i arritëm. Mund të them se edhe rezultati na kënaq pasi sërish njemi në vendin e parë së bashku me Danimarkën.", shtoi Presidenti i FSHF-së.
"Tani na pret një ndeshje e vështirë si ajo në Serbi dhe sërish duhet shumë punë. Nuk di të them nëse do shkojmë atje me tifoza apo jo. Mund të them është një takim shumë i vështirë por ne do të shkojmë për një rezultat pozitiv", u shpreh Armando Duka, i cili në fund komentoi dhe ndjesitë e ndjera në stadiumin e ri." Ishte një ndeshje shumë e mirë në një atomosferë të shkëlqyer. Falenderojë tifozët për dashurinë që i dhurojnë gjithnjë përfaqësueses"./ATSh/