Barazimi me Egnatian, Olsi Rama kritika FSHF-së: S'duhej të luhej këtu, nuk ndodh kjo në asnjë kampionat serioz

Barazimi me Egnatian, Olsi Rama kritika FSHF-së: S'duhej të luhej këtu, nuk ndodh kjo në asnjë kampionat serioz

Olsi Rama në homazhe për Dwamenan


Rrogozhinë - Egnatia dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 13-të të Superligës. Ndeshja ishte me specifika të veçanta, teksa nisi nga minuta e 24-t për shkak të ndarjes nga jeta të Raphael Dwamenas më 11 nënor, duel që nisi atë ditë dhe përfundoi sot. Pas ndeshjes për MCN drejtori i Partizanit, Olsi Rama tha se sfida nuk duhet të luhej në këtë stadium dhe duhet të vijohej me javën pasardhëse.

"Dua të kujtoj me respekt Dwamenan për atë që i dha futbollit shqiptar. Ishte një ndeshje që nuk duhet të luhej këtu. Në asnjë kampioant ku futbolli respektohet, ndeshjet që anullohen nuk luhen menjëherë, por duhet luajtur java tjetër sipas protokollit. Duhet të luanim ndeshjen e javës s 14-të pastaj këtë ndeshje. Kishim limitime në ndërrime pasi kishim dëmtime. Luanim me emergjencë dhe përfunduam me 9 lojtar", tha fillimisht ai.

Më pas Rama u ndal te rezultati dhe dëmtimet për të tijtë. Ai u ndal edhe te emërimi i Arbër Abilaliaj në stolin e të kuqve.

"Barazimi është i drejtë. Bytyçi e ka gjurin e mpirë akoma dhe nuk e dimë ende. Preka ka shkuar me emergjencë në spital përtë bërë një grafi në shpatull. Që në momentin që Demi i dha detyrën, Abilaliaj ka qenë trajneri i Partizanit, për mua ashtu ka qenë. I kam uruar suksese dhe shpresoj në ecuri pozitive. Ky është futbolli, dy pritjet e Qirkos ishin në pozitë offside të Egnatias. Edhe në pjesën e dytë bëri pritje të bukura, për atë punë është marë dhe me vjen mirë që po tregon vlerat e veta", tha Rama.

Drejtori ceku edhe lotët në sytë e lojtarëve të Egnatias për sfidën e luajtur sot, teksa analizoi edhe kampionatin.

"Duhet të kishit parë emocionin te lojtarët, te Egnatia kishte lot. Do ta kujtojmë përgjithmonë. Nga ana etike duhet të luanim përpara një ndeshje tjetër. Nuk kam parë një kampioant serioz ku për çdo lloj arsye anulohet java e më pas vazhdon po e njëjta javë. Nuk mund të them që jemi dy skuadrat me diferencë nga të tjerat. Egnatia po bën rritje të programuar. Shpresoj të kujdesen mirë për këtë fushën. Por, është edhe Tirana gjithmonë në luftë, Skënderbeu e Laçi. Klasifikimi reflekton këto javë të kampionatit. Shpresoj që Dinamo të rigjejë ecuri të mirë që të mos notojë në ato ujëra. Quhet Nëndetësja dhe shpresoj të përparojë në renditje pasi i duhet kampionatit shqiptar", tha Rama.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Egnatia dhe Partizani një pikë për kreun, 'Demat' ndalen pas gjashtë fitoreve! Dinamo mund 1-0 Erzenin, Tirana fiton 3-2 ndaj Kukësit në fund


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës