Barazimi me Korabin, Gjici sherr
me lojtarët: S'do merrni asnjë lek

Barazimi me Korabin, Gjici sherr<br />me lojtarët: S'do merrni asnjë lek
Barazimi 1:1 ndaj Korabit në shtëpi ka bërë që presidenti i Kukësit, Safet Gjici të dalë nga kontrolli. Presidenti ka braktisur stadiumin pak minuta para se arbitri i takimit të mbyllte ndeshjen, në shenjë proteste për lojën e dobët të futbollistëve të tij. 

Kukësi la dy pikë në këtë takim, duke humbur vendin e parë të cilin e mbante prej dy javësh. Kjo situatë ka detyruar Gjicin që të zhvillojë një mbledhje ugjente me ekipin dhe stafin drejtues të Kukësit. Ai iu është drejtuar me tone mjaft të ashpra futbollistëve, duke i kërcënuar deri në ndërprerjen e rrogave për rezultatet e dobëta. 

“Të gjithë ju jeni në provë këto ndeshje, do t’ju shoh. Askush nuk mund të tallet me djersën dhe paratë e mia. Jua tregoj unë juve! Çfarë ju ka munguar, më thoni?! Çdo gjë e keni pasur, kam qenë korrekt në çdo gjë me ju, trajtim special, rroga, premio, po ç’të bëj unë më me ju?! Nëse nuk fitoni dy ndeshjet e radhës, kokërr leku nuk keni për të marrë! Ju nuk talleni dot me lekët e mia”, ka thënë Gjici.

Paralajmërimi i Gjicit ka qenë se lojtarët s'do marrin asnjë lek nëse vijojnë me rezultate negative në dy ndeshjet e mbetura të kësaj faze të parë të kampionatit. 

Sipas debatit të zbardhur nga Shqiptarja.com, Gjici u ndal te lojtarët, ndërsa është marrë edhe me emra konkret, duke akuzuar për lojë të dobët futbollistët Pashaj, Musolli dhe Emini. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid