Pas sfidës Shqipëri-Kroaci, ku kombëtarja shqiptare arriti të barazojë në minutat e fundit, tifozët shqiptarë janë shprehur të lumtur me rezultatin.
‘Fantastik. Të gjithë çunat më pëlqyen. Bravo u qoftë. Do të bëjmë më të bukurën!’- u shpreh një tifoz.
‘Jam i kënaqur patëm mundësi të fitonim lojën. Ardhja jonë këtu është shumë e rëndësishëm. Shpresojmë të marrim një rezultat më të mirë me Spanjën. Na duhet fitorja.’- tha një tjetër.
‘Shyqyr Zotit morëm një pikë. E merituam, mirë do të ishte më shumë. Ndeshja sot ishte 100 herë më e mirë se e para.’- tha një tjetër.
‘Të paktën shënuam dhe nuk u dorëzuam në fund. Gjimshitit ishte më i miri edhe Strakosha. Edhe po nuk u kualifikuam Shqipëria është ekip i ri dhe shpresojmë në të ardhmen të jemi ekip më i mirë.’- tha një tjetër.