Euro 2024/ Cucurella i Spanjës mban premtimin, lyen flokët me ngjyrë të kuqe

Euro 2024/ Cucurella i Spanjës mban premtimin, lyen flokët me ngjyrë të kuqe

Marc Cucurella

Mbrojtësi spanjoll Marc Cucurella premtoi se do t'i lyente flokët me ngjyrë të kuqe nëse do të bëheshin kampionë Evrope dhe tashmë e ka mbajtur këtë premtim, teksa ka postuar pamjen e tij të re në rrjetet sociale. Mbrojtësi i krahut ka fituar dashurinë e spanjollëve falë punës së tij dhe stilit të tij të veçantë të flokëve.

Gjatë turneut, në disa intervista ai u pyet nëse do t'i priste flokët nëse do të bëheshin kampionë, por ai gjithmonë e refuzoi kategorikisht, pasi partnerja e tij nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Por ajo që bëri ishte premtimi se do t’i lyhnte flokët me ngjyrë të kuqe nëse Spanja shpallej kampione e Evropës. Fotot e postuara, lojtari i Chelseat i ka shoqëruar me shprehjen: “Ajo që premtohet është një borxh”.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarri djeg një sipërfaqe me shkurre, u rrezikuan banesat

Gjirokastër/ Zjarri djeg një sipërfaqe me shkurre, u rrezikuan banesat