Barazimi me Skënderbeun, trajneri Mehmeti: Eliminimi nga Kupa rëndoi psikologjikisht futbollistët

Pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës Partizani ka marrë një tjetër rezultat negativ për objektivat e klubit. Barazimi 0-0 kundër Skënderbeut për javën e 29 të Superligës i largon të kuqtë me Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

“Ka ndikuar goxha rënia psikologjike te skuadra pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës, por edhe lodhja fizike, duke pasur parasysh se ka një periudhë të gjatë ku luajmë çdo 3-4 ditë,”-tha Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Ndërkohë te Skënderbeu i vendit të fundit pika e fituar nuk bën ndonjë diferencë në renditje, por sipas trajnerit rrit besimin për sfidat e mbetura.

“Morali edhe shprese. Të gjitha ndeshjet që kemi para i konsiderojmë si finale pasi asnjë nga ne por edhe nga ju nuk e di sesi do të shkojë. Ishte një ndeshje shumë e mirë kundër një kundërshtari të fortë siç është Partizani,”-u shpreh Skënder Gega, trajner i Skënderbeut.

Kur kanë mbetur edhe 7 javë nga fundi i kampionatit Skënderbeu renditet i 10 me 21 pikë, 10 më pak se vendi i fundit që i shpëton rënies direkte nga kategoria.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë