Janë përcaktuar zyrtarisht ekipet që kanë kaluar fazën e grupeve. 16 ekipet që do të presin shortin ditën e hënë janë; Bayern Munich, Atletico Madrid, Monaco, leverkusen, Dortmund, Real Madrid, Leicester, Porto, Juventus, Sevilla, Arsenal, PSG, Napoli, Benfica, Barcelona dhe Manchester City.
 
Në ndeshjet e mbrëmjes së sotme Reali i Madridit barazoi 2-2 me Dortmundin, Porto mposhti Leicester 5-0, Juventusi fitoi me lehtësi me Dinamo Zagreb 2-0, Lioni barazoi 0-0 me Seviljan.
 
Reali i Madridit pas barazimit me Dortmundin zbret në vendin e dytë dhe në fazën tjetër do të ketë mundësi që të luaj kundër njërit prej këtyre ekipeve: Juventus, Arsenal, Napoli, Monaco, Leicester.


dy.b/shqiptarja.com