‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, 2 bosët shqiptarë të drogës që po frikësojnë Perunë! Vendi latin në alarm: Mafia shqiptare po lë Ekuadorin e po vjen këtu, të rrezikshëm

“Barbas” dhe “Pelado”, kështu u bënë të njohur 2 shqiptarët, bosë të drogës, që u kapën me 2.2 ton kokainë në Peru disa ditë më parë. Mediet e huaja kanë nxjerrë fotot e Franc Malo dhe Gentjan Meta ndërkohë që kanë dhënë të tjera detaje. Dy shqiptarët që u kapën me 2.2 tonë kokainë në Peru që kishin si destinacion Holandën janë identifikuar nga autoritetet peruane dhe janë Franc Malo dhe Gentjan Meta.

Alarmet e policisë antidrogë të Perusë ranë kur shqiptarët hynë ilegalisht në Peru përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin, në nëntor 2021. Gjatë kontrollit të historisë së Franc dhe Gentjanit, inteligjenca kundër narkotikëve zbuloi se kishin të dhëna për trafik droge në Shqipëri.

Ndaj policia nisi një ndjekje dhe vëzhgim të tyre, e cila përfundoi me një operacion që u zhvillua të premten më 10 dhe të shtunën më 11 qershor në Trujillo dhe Callao. Franc dhe Gentjan kishin mbërritur në vend për t'u vendosur në Trujillo dhe për të eksportuar 2.2 ton kokainë të lëngshme të kamufluar në një ngarkesë, e cila synohej të dërgohej në një kontejner transporti me destinacion Roterdam, Holandë.

Mediat peruane shkruajnë se prania e trafikantëve shqiptarë të drogës në Ekuador dhe Kolumbi është rritur më e fortë në dekadën e fundit. Këto organizata përfitojnë nga eksportet e frutave dhe produkteve të tjera bujqësore në Evropë, për të infiltruar kokainën në sasi të mëdha. Megjithatë, episodet e fundit të dhunës midis organizatave kriminale shqiptare dhe organizatave të tjera kolumbiane dhe meksikane në territorin ekuadorian, i kanë inkurajuar të parat të eksplorojnë territorin peruan, sepse prodhimi i kokainës në vend është rritur dhe ka një furnizim më të madh.

Të shtunën e 22 janarit të këtij viti, shqiptari Ergys Dashi, i konsideruar si kreu i trafikut të drogës në Ekuador, u ekzekutua nga atentatorët në një restorant Guayaquil. Ardhja e Malo Franc dhe Meta Gentjan në Trujillo lidhet me interesin e shqiptarëve për të gjetur një mjedis më pak të komplikuar se ai ekuadoriani për të eksportuar kokainë në Evropë.

Autoritetit policore konfirmojnë se operacioni Bitcoin tregon se organizatat kriminale shqiptare kanë filluar të zhvillojnë aktivitete të trafikut të drogës në një shkallë më të gjerë. Sipas Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), mafia shqiptare e drogës është një nga më të fuqishmet dhe më të frikshmet në Evropë.

Dy shqiptarët u arrestuan së bashku me 7 peruanë. Destinacioni i kokainës ishte Holanda dhe do të shitej për 160 milionë dollarë. Shqiptarët që ishin kokat e grupit do të paguanin drogën me monedhën virtuale Bitcoin, raportojnë mediat e huaja.  Lëngu i shpragut vinte nga qyteti Trujillo në Lima dhe do të transportohej në rrugë detare nga Callao në Roterdam, Holandë. Rreth orës 16:45, policia hyri në portin e Callaos dhe arrestoi 54-vjeçarin Luis Ernesto Ramos Peláez dhe 27-vjeçarin Jean Carlos Villanueva Evaristo, bashkë-shofer dhe shofer i gjysmërimorkios AFM-721.

Gentjan Meta dhe Franc Malo

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 18/06/2022 08:02

    Shtrirja e fuqishme e patronazhisteve tane neper Amerike Jugu eshte ne perputhje me planin e perhapjes nga Rilindja. Nga 2013 e ketej i morem tregjet e kokaines. Le ti proppzojme Rames te beke nje ministri per punet me drogen. Qe po na mban me buke. Minister mund te zgjedhe ose Camet e Fierit ose Hasanet e Durrsit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI