Barça e pandalshme, shkatërron
Leganesin dhe kryeson “La Ligën”

Barça e pandalshme, shkatërron<br />Leganesin dhe kryeson “La Ligën”<br>
Barcelona nuk njeh limite edhe në transfertë. Në ndeshjen e zhvilluar si udhëtuese në fushën e Leganes ka fitur bindshëm me rezultatin 0-3.

Të besuarit e Ernesto Valverdes po tregohen çdo ditë e më shumë kandidat kryesor për të fituar titullin e La Ligas në këtë sezon.Në 12  javë kampionat, Baracelona ka një statistikë të jashtëzakonshme ku ka grumbullur 34 pikë duke kryesuar kampionatin spanjoll.

Ndeshja është dominuar tërësisht nga Barcelona, ndërsa golat janë shënuar nga një dopietë e uruguaianit  Suarez në minutat  28 dhe 60.

Ndërsa koha kalonte,  skuadra e Barcelonës ishte ajo që kontrollonte gjithçka dhe golin e tretë do të ketë si autor Paulinho, fale një pasimi të bukur të marrë nga Lionel Mesi.

Aktualisht Leganes ka grumbulluar 17 pikë, ndërsa  katalanasit “fluturojnë” në krye të tabelës 7 pikë më shumë  se Valencia e vendit të dytë.

(Goli i parë i Luis Suarezit në minutën e 28-t)

(Goli i dytë i shënuar përsëri nga uruguaiani, Luiz Suarez)

(Goli i tretë për Barcelonën u shënua nga Pulinho)


Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

OKB e shqetësuar: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet

OKB e shqetësuar: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet