Barca rimerr kreun me goleadë
fiton Milani,Bacca shënon 2 gola

Barca rimerr kreun me goleadë<br />fiton Milani,Bacca shënon 2 gola
Barcelona mbetet e para në La Liga me 60 pikë një më shumë se Real Madrid ndërsa galaktikët kanë një ndeshje për të rekuperuar.
 
Skuadra e Luis Enrique në “Camp Nou” fiton me një poker golash ndaj Celta Vigo në shifrat 5-0. Festivalin e golave e hap Leo Messi por do të jetë edhe ai që do e mbyll duke realizuar edhe golin e pestë.
 
Golat e tjerë mbajnë firmën e Neymar,Umtiti e Rakitic.Zyrtarizimi i largimit të trajnerit duket se nuk e ka turbulluar situatën tek katalanasit të cilët vijojnë të fitojnë me goleada dhe të paralajmërojnë PSG-në për ndeshjen e Champions.
 
Në Itali vjen edhe fitorja e tretë radhazi e Milanit të Montellës që në ndeshjen e javës së 27-të të Serisë A ka mposhtur 3-1 Chievon duke u ngjitur në vend të pestë në klasifikim. Protagonist i ndeshjes ishte Carlos Bacca. Sulmuesi kolumbian shënoi dy gola në minutat 24 dhe 70 por humbi edhe një penallti.
 
Nga pika e bardhë nuk gaboi Lapadula ndërsa De Guzman kishte barazuar përkohësisht për Chievon.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor