Barcelona, Bajern, Juventus
shpallen zyrtarisht kampionë

Barcelona, Bajern, Juventus<br />shpallen zyrtarisht kampionë
Barcelona, Bajern dhe Juventus janë shpallur fituese të kampionateve përkatëse. Në të kundërt të kampionëve të Italisë dhe Gjermanisë, të cilët e kishin mbyllur aritmetikisht kampionatin që më parë, Barcelonës ju desh të fitonte edhe ndeshjen e fundit për të siguruar titullin.

Barcelona ka mundur 3-0 Granadën, falë një triplete të Luis Suares, duke fituar kështu për të 24-tën herë titullin kampione e Spanjës, këtë herë me Luis Enrique në pankinë.

barcelona

Bajerni i Mynihut ishte shpallur kampion matematikisht një javë nga fundi i Bundesligës gjermane. Në këtë mënyrë, Bayern Munchen fitoi titullin e kampionit në Bundesliga për herë të 26-të, në histori të klubit.

bajern

Edhe Juventus ngriti zyrtarisht trofeun e kampionit. Në ndeshjen e fundit bardhezinjtë fituan thellë 5-0 ndaj sampdorias. Edhe pse bënë një nisje jo të mirë të sezonit, djemtë e Allegrit arritën të fitonin titullin e pestë radhazi dhe të 32-të gjithësej. Kjo, falë edhe 16 sukseseve radhazi në “Juventus Stadium”.

juventus

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?

Ylli Pata: Arsyeja e dhunës ndaj Milva Konomit dhe pronarëve të lokaleve të Tiranës?