Barcelona barazoi me Granadën, Laporta ‘i furishëm’ ndaj futbollistëve, krijon kaos pas ndeshjes

Barcelona barazoi me Granadën, Laporta ‘i furishëm’ ndaj futbollistëve, krijon kaos pas ndeshjes

Laporta dhe stafi i trajnerëve të Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta humbi kontrollin pas ndeshjes së fundit të klubit katalanas që barazoi përballë Granadas me rezultatin 3:3.

Me këtë barazim, katalanasve u vështirësohet punë në garën për titull të kampionatit pasi tani janë 10 pikë në disavantazh nga Real Madrid.

Mediat e huaja shkruajnë se Laporta humbi totalisht kontrollin dhe mbajti një fjalim të ashpër ndaj futbollistëve dhe stafit të trajnerëve.

“Laporta shkoi menjëherë në dhomën e zhveshjes dhe mbajti një fjalim për ekipin. Ata u larguan nga stadiumi vetëm rreth orës 00:30”, raporton radioja katalanase Culers Glassroot.

Kujtojmë se Barcelona aktualisht është në kërkim të një trajneri të ri pasi ai aktual Xavi Hernandez dha dorëheqjen për shkak të rezultateve të dobëta dhe do të largohet nga skuadra në fund të sezonit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja