Barcelona bën detyrën kundër Girona-s, Bayern nuk i ndahet Dortmund-it

 Barcelona bën detyrën kundër Girona-s, Bayern nuk i ndahet Dortmund-it

Lojtarët e Barcelonës duke festuar fitoren ndaj Girona-s

Në “La Liga” Barcelona ka bërë detyrën në transfertë duke fituar pastër 0-2 ndaj Gironas. Katalanasit zhbllokuan shifrat që në minutën e 9 me mbrojtësin Semedo, ndërsa për të dyfishuar mendoi Messi në pjesën e dytë që finalizoi siç duhet një asisit një Jordi Albas. Me këtë fitore Barcelona kryesuese ruan diferencën e pikëve +5 nga Atletico Madrid e vendit të dytë.

Ndërkohë në “Bundesligë” Bayern Munchen ka mbajtur hapin e Dortmund pasi ka fituar 4-1 kundër Stuttgart-it. Të besuarit e Kovac prishën ekuilibrat e lojës që në minutën e 5, pasi Alcantara zhbllokoi shifrat. Gjithsesi miqtë do të reagonin duke barazuar pas pak çastesh dhe duke mbyllur pjesën e parë me shifra të barabarta. Në fraksionin e dytë të lojës fillimisht një autogol dhe më pas Goretzka me Leëandoëski-n i dhanë fiutoren Bayerni-t. 

Pas 19 javësh kampionat Bayern-i renditet i dyti me 42 pikë, 6 më pak se Dortmundi kryesues.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale