Barcelona bën mrekullinë, fiton
6:1 ndaj PSG-së dhe kualifikohet
VIDEO/Golat e mbrëmjes në Champions

Barcelona bën mrekullinë, fiton<br />6:1 ndaj PSG-së dhe kualifikohet<br />VIDEO/Golat e mbrëmjes në Champions
Çmenduri! Barcelona ka bërë mrekullinë sonte në ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së në "Camp Nou". 

Rezultati tenistik 6:1 i jep kualifikimin katalanasve, duke përmbysur kështu humbjen e thellë 4:0 ndeshjen e kaluar në Paris. 

Ekipi i Luis Enrique ka dominuar takimin nga minuta e parë, ndërsa dy penalltitë e arkorduara nga arbitri turko-gjerman, Aytekin, favorizuan vendasit në thellimin e reuzltatit.  

Golat e Luis Suarez 5', Layvin Kurzawa (ag) 43', Lionel Messi 50', Neymar 88', 90' dhe Sergio Roberto në minutën e 95, vulosën "çmendurinë" e rrallë të Barcelonës në Champions League.
 
Goli i vetëm për PSG-në u shënua nga Edison Cavani i cili shkurtoi diferencën e golave 3:1 në minutën e 66-të.  
   
 
Ndërkohë, është kualifikuar edhe Borussia Dortmund pas fitores 4:0 ndaj portugezëve të Benfica-s në "Signal Iduna Park".

Tre golat e Pierre-Emerick Aubameyang 4',  61', 85' dhe ai i Pulisiç në të 59', përmbysën humbjen 1:0 të dy javëve më parë në Lisbonë.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit