Barcelona dorëzohet për 85 milionë euro, tani United 'luftë' me de Jong! 'Djajtë' sigurojnë mbrojtësin Martinez

Barcelona dorëzohet për 85 milionë euro, tani United 'luftë' me de Jong! 'Djajtë' sigurojnë mbrojtësin Martinez

Mesfushori holandez Frenkie de Jong

Këtë të enjte është raportuar se Manchester United ka gjetur akordin me Barcelonën për shitjen e mesfushorit Frenk de Jong. Bëhet fjalë për shumën e 85 milionë eurove që katalanasit e prisnin me padurim, por problem mbetet dëshira e holandezit që dëshiron të mbetet në ‘Camp Nou’. Tani Manchester United po punon me përfaqësuesit e futbollistit.

Nëse për holandezin ka ende disa pengesa të vogla është thuajse i kryer transferimi i qëndërmbrojtësit Lisandro Martinez te United. ‘Djajtë’ janë dakordësuar për të paguar 50 milionë euro plus bonuse për argjentinasin, i cili do gjente një konkurencë të fortë me Varane-n dhe Harry Maguierre.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Një uragan i pandërprerë si dhuratë për botën

Një uragan i pandërprerë si dhuratë për botën