GOLAT/ Barcelona e frikshme, fiton 1-4 kundër Gironas! Në krye të La Ligas me pikët e plota

GOLAT/ Barcelona e frikshme, fiton 1-4 kundër Gironas! Në krye të La Ligas me pikët e plota

Lamine Yamal

Barcelona e këtij sezoni në La Liga është e frikshme, teksa në pesë javët e para ka po kaq fitore duke kryesuar kampinatin me 15 pikë të plota. Pasditen e së dielës skuadra e drejtuar nga Hansi Flick fitoi 1-4 kundër Gironas në udhëtim.

Derbi i vogël i Katalonjës u zhbllokua në minutën e 30-të nga Lamine Yamala, me talentin 17-vjeçar që shënoi edhe golin e dytë dhe dopietën personale në fundin e pjesës së parë.

Edhe fraksioni i dytë ishte nën diktatin e katalanasve të Flick që shënuan dy herë me Olmo dhe Pedri. Në minutën e 80-të ishte Stuani që shkurtoi shifrat për vendasit.

Kështu, Barça me 15 pikë mban kreun e renditjes, katër pikë më shumë se ndjekësit e Real Madrid dhe Villarreal. Barça ka bindur këto javë duke shënuar 17 gola dhe pësuar vetëm katër, për golavarazhin 13-të, më mirë se gjithë ekipet në La Liga.

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Shprehu hapur mbështetjen ndaj Kamala Harris, Donald Trump nuk i del e keqja me Taylor Swift: E urrej

Shprehu hapur mbështetjen ndaj Kamala Harris, Donald Trump nuk i del e keqja me Taylor Swift: E urrej