Barcelona ka komunikuar se Neymar nuk është stërvitur por ka përshëndetur të gjithë shokët e skuadrës dhe stafin drejtues dhe u ka thënë atyre se po largohet nga klubi katalanas dhe do të transferohet tek PSG-ja.
Klubi blaugrana pranon me keqardhje këtë situatë dhe sqaron se edhe trajneri Valverde i ka dhënë leje futbollistit që të zgjidhë të ardhmen e tij.
Të gjitha këto janë shenja se Barcelona është e dorëzuar përballë milionave të skuadrës franceze dhe dëshirës së brazilianit.
Neymar do të kalojë tek skuadra franceze për shumën rekord të 222 mln eurove që është edhe shifra e prishjes së klauzolës duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori.
Një prej agjentëve të besuar të sulmuesit ndodhet në Paris për të mbyllur detajet e kontratës.
Barcelona duket se ka shigjetuar një tjetër Brazilian për të zëvendësuar Neymar dhe ai është Kutinjo i Liverpoolit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com